Përfundoi Olimpiada e Matematikës në Korçë, ku morën pjesën 117 studentë nga 27 univeristete nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Turkmenistani.
Për Ardian Naco, kryetar i shoqatës shqiptare të matematikës, studentët shqiptarë kanë nevojë për pjesëmarrje në organizime të tilla.
“Fakti që është hera e parë që organizohet një Olimpiadë e tillë ka qenë e vështirë për studentët vitet e kaluara sepse edhe standardi që kërkohet për të performuar nga vetë studentët është i lartë. Testet janë të vështira, por ne do duhet të fillojmë të ndërgjegjësojmë jo vetëm studentët por edhe stafin akademik që të fillojnë një rrugë e cila nuk është kaq e lehtë, por ne e mbështesim”, tha Naco.
Një nga studentet ekselente nga Turkmenistani, tregon përshtyjpjet për nivelin e studentëve shqiptarë në këtë fushë.
“Për mua është hera e parë që vij në Shqipëri ndërsa në olimpiada të tilla kam marrë pjesë disa herë. Më bën përshtypje mikpritja që na është ofruar dhe zgjuarsia e të rinjve shqiptarë e jo vetëm. Këtu ka të rinj nga gjithë Europa pothuajse, por matematika na është thënë se në Shqipëri nuk ka shumë zhvillim, ndërsa vet të rinjtë janë premtues për këtë fushë. Besoj se do vij përsëri në Shqipëri për turizëm këtë here”, tha Oguz Han.
Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së medaljeve për studentët më të mirë në këtë olimpiadë, të mbajtur në teatrin “Andon Zako Çajupi”, nuk u vlerësua asnjë student shqiptar për arritjet./vizionplus.tv





