Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset kryesore në...

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot në Spanjë,...

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren...

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq, skenar”, gazetari:...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri i Berishës

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është thirrur më...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që ndodh në...

“Mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi do të ekstradohet sot nga Turqia në Shqipëri

8 Janar 12:03

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Dritan Rexhepi do të ekstradohet në nga Turqia për tu përballur me akuzat e ngritura në Shqipëri.

Rexhepi po gjykohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Sipas SPAK ai është personi që ka dhënë urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ndër të tjera, Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata për vrasjen e efektivit Durim Kasmit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Edhe Italia e ka dënuar në mungesë Rexhepin me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Por kush është Dritan Rexhepi? 

Shqiptari i cili ishte edhe një nga drejtuesit kryesor të kartelit shqiptar të kokainës të njohur me emrin ‘Kompania Bello’ u kap në një vilë luksoze në Turqi, pasi shërbimet italiane të sigurisë sinjalizuan homologët turq për mbërritjen e Rexhepit në Stamboll.

Dritan Rexhepi ishte futur në Turqi me një pasaportë të falsifikuar kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Gjatë operacionit atij iu gjetën një pistoletë, një sasi parash si dhe disa sende personale me vlerë.

Rexhepi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në gjysmën e Europës. Ai vepronte si ndërmjetës dhe organizator në emër të dy grupeve kriminale shqiptare, duke patur akses në sasi të pafundme kokaine.

Por Dritan Rexhepi është në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare, si porositës i rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Kjo,  pasi vëllai i Janit, Astrit Prenga, kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit dhe nuk kishte kthyer as shumat e parave.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020. Që atëherë trupi i tij nuk është gjetur ende.

Dritan Rexhepi ka një të shkruar të pasur kriminale. Ai është akuzuar për vrasjen e dy policëve në vitin 1998. Më pas, ai është arratisur dy herë duke u larguar nga Shqipëria e duke u bërë një ndër bosët e trafikut të kokainës./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Dritan Rexhepi Ekstradim

Nga e njëjta kategori

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset kryesore në Tiranë

më shumë...

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot në Spanjë, takim me Sanchez

më shumë...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e ka shkatërruar PD-në

më shumë...

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është thirrur më parë Rama! Karaj: Kryeministri ka frikë nga SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:51

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset...

8:42

“Shmang xhelozinë në dashuri”, parashikimi i yjeve...

8:18

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot...

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

9:38

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është...

9:30

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që...

9:25

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë...

9:11

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik...

9:02

73 vota pro, Denar Biba zgjidhet kryetari...

8:24

Trump: Papa ta kuptojë se Irani nuk...

8:21

Zjarri “përpiu” pallatin, Dango: Deri në 45...

7:14

Sllovakia: Do bllokojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse...

7:06

Futbolli në zi/ Humb jetën në një...

6:51

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e...

6:36

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan...

Më të klikuarat

  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurren...
  • Fëmijët i vendosën zjarrin pallatit? Çfarë u pa në kamerat e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.