Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Tiranë, në rrugën Shyqyri Ishmi.
Një 35-vjeçar ka goditur me thikë komshiun dhe me sende të forta të atin e tij.
Të dy, babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit’, njofton policia.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv





