Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 April 2026
Vizion fokus

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi...

Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më...

Partizani mposht Skënderbeun, të kuqtë janë më afër trofeut...

Aksident në Vlorë, autobusi me nxënës del nga rruga,...

FSK-ja dërgon një ekip në Gazë për vlerësimin e...

Denoncimi tek drejtori i Policisë së Shtetit godet një...

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë, Rama: Tronditëse!...

Siguria ushqimore, Rama: Përafrim me standardet e BE-së për...

Paketa e Maleve, Rama apel qytetarëve: Hapni derën e...

Forumi i Delfit në Greqi, Rama: Mitsotakis ka vullnet...

“Jam në detyrë deri në fund të vitit 2025”, Holta Zaçaj nuk largohet nga Kushtetuesja: Do t’i drejtohem Komisionit të Venecias

10 Dhjetor 14:46

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj përmes një reagimi ka deklaruar ditën e sotme se nuk do të largohet nga detyra deri në fund të vitit 2025.

Ajo u shpreh se ka marrë vendimin që t’i drejtohet për opinion Komisionit të Venecias, në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.

Lexo edhe :

Related Posts

"Kur mbaron mandati im?" Zbardhet kërkesa e Holta Zaçaj drejtuar Komisionit të Venecias
Hapet gara për Kushtetuesen, Gjykata e Lartë nis procedurën për pasuesin e Holta Zaçajt

Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017.

Mandati i gjyqtares Holta Zaçaj rregullohet nga neni 179, pika 3, i Kushtetutës, i cili parashikon se, me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.

Reagimi

Duke marrë shkas nga disa artikuj në media në lidhje me deklarimin e përfundimit të mandatit tim si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, në konsideratë të përgjegjësive që më njeh ligji si Kryetare, për paraqitjen e kërkesës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, në vlerësimin tim, situata në lidhje me kohëzgjatjen e këtij mandati paraqitet si vijon:

Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017.

Mandati i gjyqtares Holta Zaçaj rregullohet nga neni 179, pika 3, i Kushtetutës, i cili parashikon se, me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.

Mbi bazën e kësaj dispozite kushtetuese edhe Gjykata e Lartë në vendimin e saj nr. 2, datë 16.01.2023 ka deklaruar: “Zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025.”.

Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues.

Edhe në praktikën institucionale nuk rezulton të jetë zbatuar një rregull i tillë në përcaktimin e datës së përfundimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve kushtetues.

Për rrjedhojë, data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese.

Pavarësisht sa më sipër, duke marrë parasysh rëndësinë e parimit të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues, marrë shkas nga ky rast por edhe, eventualisht, për të paraprirë situata të ngjashme në të ardhmen, kam konsideruar t`i drejtohem menjëherë Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.

Dëshiroj të garantoj opinion publik se, në cilësinë time si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, do të ushtroj përgjegjësitë e mia për të vënë në lëvizje Gjykatën në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, ashtu si edhe kërkesa për amicus curiae, do të bëhet publik.

Gjej rastin të sjell në vëmendje dhe të kërkoj nga çdo organ tjetër që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve kushtetues, si dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese në ushtrimin e kompetencës për deklarimin e mbarimit të mandatit të këtyre gjyqtarëve.

Ashtu siç është theksuar edhe në jurisprudencën kushtetuese: “Garancia e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike që mund të vijnë në pushtet. Vetëm një gjykatë e pavarur, të cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese. Edhe pse mandati i gjyqtarit kushtetues ka kuptimin e një mandati të dhënë (jo të fituar nëpërmjet votës së zgjedhësve aktivë), parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë”. (Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 24, datë 09.06.2011, paragrafi 31).

Lajmi për përditësim…

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
holta zacaj Komisioni i Venecias

Nga e njëjta kategori

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në 2 banesa gjatë ditëve të fundit, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më parë, Erica Kirk me lot në sy pas të shtënave: Dua të iki në shtëpi (VIDEO)

më shumë...

Partizani mposht Skënderbeun, të kuqtë janë më afër trofeut në volejboll për meshkuj

më shumë...

Aksident në Vlorë, autobusi me nxënës del nga rruga, shtylla anësore “e pret” duke shmangur pasojat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:45

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”...

12:29

Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7...

12:17

Partizani mposht Skënderbeun, të kuqtë janë më...

12:11

Aksident në Vlorë, autobusi me nxënës del...

12:05

FSK-ja dërgon një ekip në Gazë për...

11:25

3 këshilla për të ulur konsumin e...

10:55

Denoncimi tek drejtori i Policisë së Shtetit...

10:32

Digjet gjatë natës automjeti i gazetarit në...

10:21

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë,...

10:17

Siguria ushqimore, Rama: Përafrim me standardet e...

10:05

Paketa e Maleve, Rama apel qytetarëve: Hapni...

9:55

Forumi i Delfit në Greqi, Rama: Mitsotakis...

9:51

“Synoja të qëlloja zyrtarët e administratës së...

9:21

FOTO/ Ishte armatosur rëndë, identifikohet autori i...

8:55

Përsëritet historia, sulmi me armë në Shtëpinë...

8:51

VIDEO/ Trump publikon pamjet nga sulmi në...

8:46

Babai mjek në burgun e Lezhës, vajza...

8:31

Sulmi me armë në darkën e Shtëpisë...

8:27

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Prill...

7:58

Aksident tragjik në Lezhë, makina përfundon në...

Më të klikuarat

  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Katër shenjat e Horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve...
  • Adionit në një lidhje me këngëtaren e famshme jashtë Ferma V...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.