“Albania’s Got Talent” do të nisë sonte në orën 21:00 në Vizion Plus, një spektakël që premton emocione dhe shumë talent.
Kastro Zizo, pjesë e jurisë së formatit, tregoi në Vizionin e Pasdites si e mori ftesën dhe çfarë e bëri të pranonte.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai ka treguar edhe raportin me anëtarët e tjerë të jurisë, teksa tregoi edhe një histori nga e shkuara me Agron Llakajn.
“Ftesa erdhi nga Eraldo dhe pikë së pari unë me të kam një njohje shumë të vjetër. Një ndër arsyet ishin ato që Eraldo tha. Pasi pyeta kush do të jetë në juri, që ishte një plus shumë i madh, e pranova me kënaqësi pasi ishte një vlerësim dhe nder që më ishte bërë. Produksioni është një produksion ndërkombëtar, serioz. Është një kombinim shumë i mirë i të pestëve, i të shumtëve, është energjia shumë e mirë. Një sekret i vogël, Adelinën kam shumë vite që e njoh, me Ledinën kemi pasur një rreth të ngushtë. I vetmi person që s’e dija si do të ishte ishte Goni (Agron Llakaj), me të cilin kujtova një përplasje para shumë vitesh dhe mendoja që kjo do ishte një lloj ngërçi. Jo vetëm që nuk doli kështu, por ishte e kundërta. Nga ne pati një qasje, mbase është e tepërt të them “babë e bir”, tha ai. /vizionplus.tv






