Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Vaji i ullirit, “ari” i tregut ushqimor? Rrapaj: Nuk kemi çrregullim çmimi, rastet e abuzimit të rralla! Kur duhen vjelë ullinjtë

11 Nëntor 10:24

Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele rekord. Çmimi i shitjes së vajit të paambalazhuar, varion nga 700, 800 deri 1,100 lekë për litër. Vjet vaji i paambalazhuar u shit me çmim nga 700 deri 800 lekë për litër. Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është rritur 38%.

Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se rastet kur abuzohet me çmimin janë të pakta dhe sipas tij nuk kemi çrregullim të çmimit të tregut. Zoti Rrapaj dha këshilla të vlefshme edhe për fermerët se kur është koha e duhur e vjeljes së ullirit, në mënyrë që cilësia e vajit të ullirit të jetë maksimale.

Rrapaj: Çmimi me shumicë është 700-800 lekë. Është pak më i lartë nga viti i kaluar dhe kjo varet nga cilësia dhe nga mënyra se si e kemi trajtuar gjatë gjithë procesit, mënyra e ambalazhimit, etj,. Nuk kemi çrregullim çmimi në këtë rast. Ka raste kur abuzohet por janë shumë të rralla. Nuk besoj se do të kemi një rritje çmimi galopante të vajit të ullirit këtë vit. Ne jemi në fillim të sezonit dhe ka nevoja emergjentë për disa familje që e kanë mbaruar vajin dhe e blejnë vajin tani. Vaji që blihet tani është mirë të konsumohet pas 60 ditësh. Vaji duhet mbajtur në enë inoksi ose qelqi dhe në errësirë në mënyrë që të ketë një jetëgjatësi në ruajtjen e tij.

Shumë e rëndësishme është të theksohet për fermërët që ata duhet ta vjelin ullirin pasi të marrë një ngjyrë në të zezë. Pasi të ketë marrë këtë ngjyrë mbi 50% e kokrrave të ullirit sepse është në maksimumin e tij për një prodhim cilësor të vajit. Është e rëndësishme ta kuptojnë fermerët këtë sepse në këtë peridhë kur ulliri është mbi 50% i ngjyrosur në të zezë ka arritur vlerën maksimale të ullirit cilësor. Nëse do ta lëmë më shumë bëjmë një gabim sepse cilësia e vajti të ullirit nuk ndryshon, ndryshon pesha e kokrrës së ullirit. Por sasia e vajit të ullirit për rrënjë ulliri është po ajo.

Por si mund ta dallojmë nëse vaji është cilësor apo jo? Zoti Rrapaj tha se ka dy mënyra. Sa i përket mënyrave tradicionale varet nga shija apo aroma që ka vaji.

Rrapaj: E para janë ata që e degustojnë por këta janë të veçantë dhe janë të rrallë. E dyta është analiza në laborator. Sa i përket mënyrave tradicionale kanë të bëjnë me shijen, aromën që ka. Nëse vaji i ullirit ka një aromë të mirë tregon që është përpunuar në kohë dhe sipas rregullave standarde. Nëse ai djeg pak nuk është problem. Por nëse djeg më shumë se sa organizmi e pranon ka një aciditet mbi normalen./vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Agim Rrapaj cmimi i vajit te ullirit vaji i ullirit

Nga e njëjta kategori

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

më shumë...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen e madhe? Nis Ferma VIP 3, emocione dhe surpriza, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:21

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i...

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:05

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen...

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait të Sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.