Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka ngritur tonet sot në Kuvend. Nallbati akuzoi mazhorancën se ka përdhunuar Kushtetutën, duke iu referuar vendimit për përjashtimin e tyre nga parlamenti. Ai u ndal edhe te fatura që deputetët demokratë duhet të paguajnë për karriget e Kuvendit të cilat i dogjën.
Nallbati: Deputetët e PS i rrezikon Rama, jo ne, ai i çon në SPAK e në burg. Ju që keni përdhunuar Kushtetutën, iu qenkan dhimbsur shumë. Ju dhimbsen karriget, por jo lekët e inceneratorëve. Na keni faturuar nga 2 milionë për karrige dhe nuk ka problem. Kjo nuk është pronë socialiste, ato mund t’i vidhni si të doni. Karriget ju janë dhimbsur shumë. Na i faturuat karriget 2 milionë. Problemi është se kur erdha sot gjeta prapë një karrige të vjetër. Dhe këto i vodhët, mos u ngopshi dhe ju zënshin fytin./vizionplus.tv






