Indrit Lleshaj, 44 vjeç, dhe Artan Llazari, 42 vjeç, mbetën të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë pas një atentati që iu bë mbrëmjen e 21 shtatorit në Como të Italisë.
Teksa kanë kaluar 48 orë nga atentati, policia italiane nuk ka rënë ende në gjurmët e atentatorëve.
Lexo edhe :
Related Posts
Dy shqiptarët u qëlluan me breshëri plumbash në qafë dhe gjoks. Sipas policisë, atentatorët kishin qëllim t’i vrisnin, por fatmirësisht dy shqiptarët arritën të mbijetonin.
Dinamika se si ndodhi ngjarja është rikonstruktuar me saktësi.
Lleshaj dhe Llazari janë bllokuar teksa lëviznin me një Audi Q5, fillimisht nga një makinë tjetër që i ka prerë rrugën dhe i ka detyruar të ndalojnë. Më pas i është afruar një motor ku ndodheshin dy persona.
Të dy të maskuar, zbritën nga motori, iu afruan shqiptarëve dhe thyen xhamin e përparmë me një shufër. Më pas i qëlluan me breshëri plumbash. Të dy ndodhen në gjendje të rëndë, por njëri konsiderohet në rrezik për jetën.
Përveç marrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën dhe të zbulojnë të shkuarën e shqiptarëve, të cilët ishin emra të njohur për policinë./vizionplus.tv






