Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi u zgjodh nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore.
Në mbledhjen e 59-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore (EPRA), Krasniqi mori 28 vota pro, kundrejt 21 votave të dhëna për kandidaten britanike, Siobhan Ëalsh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese.
“Jam vërtetë e nderuar për besimin që m’u dha Shqipëria është një vend i vogël, por kjo nuk ka të bëjë fare me përmasat e saj. Votën e sotme do t’a shihni në përkushtimin tim, profesional, energjinë dhe kontributin tim të plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre”, tha Krasniqi.
Me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të enteve rregullatore europiane, përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, etj dy janë çështjet me rëndësi në tregun audioviziv ku është përqendruar kjo Asamble: Edukimi Mediatik dhe roli i tyre te zgjedhjet parlamentare europiane dhe futja me sukses e Inteligjencës Artificiale në proceset e punës së rregullatorëve të medias. /vizionplus.tv





