I njohur si “baroni” i drogës, Gëzim Çela i arrestuar në Kosovë pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Lajmi u bë i ditur nga ministria e Drejtësisë, pas kërkesës që kjo e fundit i kishte bërë Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Lexo edhe :
Related Posts
Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor të vitit të shkuar pasi doli në përgjimet e operacionit të prokurorisë, “FLAKë në det”.
Nga ky aksion u godit një grup kriminal që përdorte gomone të fuqishme për të shkëmbyer kanabis me kokainë në mes të detit.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, gjashtë trafikantët dogjën edhe velierën e tyre, për të fshehur gjurmët./vizionplus.tv








