Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur të Gambias...

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet...

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet...

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën, Dembele realizon...

Panairi i Librit 2022/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë: Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor

19 Nëntor 14:34

Në edicionin e vitit 2022 të Panairit të Librit u shpërndanë sot dhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar shkrimtarit Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave” me motivacionin “Për rrezatimin e një urtie dhe përvoje të pasur letrare në identifikimin e bjerrjes së shpirtit njerëzor, si dhe tjetërsimit të fytyrës së vdekjes e të dashurisë në labirintet e një bote që shkon e përfton trajta distopike”.

 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë mbështetëse e Panairit të Librit.

 

“Si drejtues i bashkisë mendoj se në këtë vit të rinisë ndoshta ky ka qenë sponsorizimi më i mirë që kemi bërë. Do doja që ta vazhdonim çdo vit duke e rritur. Ndoshta duke rritur dhe kohëzgjatjen duke i dhënë mundësinë sa më shumë zhanreve që të prezantohen dhe sa më shumë shkrimtarëve dhe ndoshta marrin dhe më shumë hapësirë se Pallati i Kongreseve. Ndihem mirë që bashkia ishte sponsor kryesor i këtij aktiviteti. Mezi pres që vitin tjetër ta çojmë akoma më tej”, theksoi Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë theksoi se Tirana do të jetë sinonim me panairin e librit.

 

“Më vjen mirë që steka ka ardhur duke u rritur. Dua shumë që qyteti të jetë sinonim me panairin e librit. Si kryetari i Bashkisë në vitin e Rinisë, jam vërtetë i lumtur që Petriti dhe gjithë kolegët promovuan të rinj. Kishim shumë nevojë të merrnim këtë mesazh që këtu rinia ende prodhon ende ka dëshirë”, deklaroi Veliaj.

 

Veliaj nënvizoi se në një botë ku kufijtë e debatet diplomatike janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera.

 

“U inkurajova që ka shumë letërsi të mirë për fëmijët. Si një frankofon i vonuar me vjen shumë mire për përkthime serioze dhe voluminoze. Zonjës Duda gjithmonë i qëllon që nuhat fituesit dhe nobelistët e radhës dhe i paraprin shumë prej këtyre personazheve. Shumë urime Benit. Vërtetë e vlerësova mesazhin e përkthyesit tonë Romeos. Në një botë ku kufijtë, debatet diplomatike ku njohjet mosnjohjet janë akoma tema të nxehta, libri i kalon këto barriera dhe ju falenderoj shumë për këtë kontribut”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Shkrimtarja Natasha Poroçani u vlerësua për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux. Autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 format e mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”, ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bashkia Tirane çmime Panairi i Librit Veliaj

Nga e njëjta kategori

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për francezët

më shumë...

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital

më shumë...

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

më shumë...

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhet e zonës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

7:24

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

7:11

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet...

7:04

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon...

6:56

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia...

6:53

Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz,...

6:31

Mbytet anija turistike në Turqi, shpëtojnë për...

6:12

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin...

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.