Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Dy gazetarë të vrarë hedhin hije në udhëtimin e Bidenit në Lindjen e Mesme

14 Korrik 22:05

Çmimet e naftës, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe stabiliteti rajonal janë përparësitë e presidentit Joe Biden gjatë turneut në Lindjen e Mesme.

 

Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se vrasja e gazetarit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi dhe gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh duhet gjithashtu të jenë pjesë e bisedimeve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, njofton.

 

Presidenti Biden mbërriti në Tel Aviv të mërkurën, duke filluar udhëtimin e tij katër-ditor që përfshin takime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë përpara një fluturimi të drejtpërdrejt nga Izraeli në Arabinë Saudite: i pari nga një president amerikan.

 

Izraeli dhe siguria rajonale janë vëmendja kryesore. Disa analistë shpresojnë se vizita e Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme mund të çojë në një afrim mes Izraelit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

 

Plani i presidentit Biden për të marrë pjesë në një takim që përfshin princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman solli kritika të ashpra, me disa analistë, që e quajnë atë një shuplakë në fytyrë për ata që luftojnë për të drejtat e njeriut.

 

“Me këtë veprim Presidenti Biden po sugjeron se të drejtat e njeriut janë pa vlerë dhe me to mund të bësh pazar. Në shumë mënyra shkatërron vizionin, që Presidenti Biden i kishte ofruar botës pas agresionit rus ndaj Ukrainës”, thotë Agnes Callamard, sekretare e Përgjithshme e organizatës “Amnesty International”.

 

Vizita në Arabinë Saudite shihet si një zbrapsje nga premtimi i Presidentit Biden për të vendosur të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme amerikane dhe për ta izoluar princin saudit të kurorës nga skena ndërkombëtare për vrasjen e opinionistit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi në 2018.

 

“Kjo është tmerrësisht zhgënjyese për Arabinë Saudite, për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe drejtuesit e shoqërisë civile. Nuk mendoj se është një lëvizje e zgjuar, qoftë nga pikëpamja strategjike, apo si një vendim politik. Nuk mendoj se kjo është në dobi të Shteteve të Bashkuara”, thotë John Hursh me organizatën “Democracy For the Arab World Now”.

 

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe OKB-ja, gjetën në mënyrë të pavarur prova se princi saudit qëndronte pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Pretendime që princi saudit i mohon.

 

Një sfidë tjetër është vrasja e gazetares palestinezo-amerikane, Shireen Abu Akleh, gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor më 11 maj. Familja e saj ka kërkuar të takohet me presidentin Biden në Jerusalem.

 

Departamenti i Shtetit ka thënë se zjarri izraelit ka të ngjarë të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, por nuk mund të thotë nëse të shtënat ishin të qëllimshme.

 

“Administrata, si administrata e Trumpit, ashtu edhe ajo e Bidenit, vazhduan t’i bëjnë presion sauditëve për një hetim ndërkombëtar. Duket se ka pasur shumë më pak shtytje për ta bërë këtë në rastin e Shireen Abu Aklehit”, thotë Kristian Ulrichsen me Universitetin Rice.

 

Përpara mbërritjes së presidentit Biden në Izrael, Shtëpia e Bardhë tha se familja e gazetares është ftuar në Shtetet e Bashkuara për të “biseduar drejtpërdrejt” me presidentin.

 

Ekspertët thonë se vizita e parë e zotit Biden në Lindjen e Mesme si president ka të ngjarë të jetë e vështirë, me grupet e të drejtave të njeriut që do të vëzhgojnë çdo shtrëngim duarsh dhe do të analizojnë çdo fjalë të tij.VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Biden hije dyshimi Lindje e Mesme vizite

Nga e njëjta kategori

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

më shumë...

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Omanit

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet aleanca strategjike në NATO

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.