Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e...

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra...

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal Edi Ramës: Ka abuzuar me ligjin në rastin e Olta Xhackës

21 Qershor 14:39

Deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim. Bëhet fjalë për rastin e dhënies së statutsit investitor strategjik dhe pasurive publike në përdorim për bashkëshortin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka.

 

Bashkëshorti i ministers Xhacka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.

 

Kjo për demokratët është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve ligjore të parashikuara në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

 

“Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i Ministres Olta Xhacka, por edhe si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përgjegjësinë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikuara nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku qartësisht specifikohet se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshortin/en e tij”- thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi.

 

Në kallëzim evidentohet gjithashtu fakti se sipas ligjit në fuqi në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e bshkëshortit, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë deputetit/ministrit dhe bashkëshorit të tij/saj i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit/ministrit.

 

“Duke mos aplikuar këtë ndalim, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshorit të ministers/deputetes Olta Xhacka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhacka.” – thuhet në kallëzim.

 

Kallëzimi penal ndaj Edi Ramës vjen një ditë pasi një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhackën.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Gazmend Bardhi Kallezim Penal Olta Xhaçka PD

Nga e njëjta kategori

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një tjetër lëvizje

më shumë...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi i mjetit (EMRI)

më shumë...

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari

më shumë...

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

10:16

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me...

10:05

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për...

9:45

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita...

9:38

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e...

9:22

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën...

9:07

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë...

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.