Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushtica e...

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

Zelensky në mesazhin për Pashkën: Ligësia nuk do ta shkatërrojë Ukrainën

24 Prill 13:25

Ukrainasit kanë shënuar të dielën, 24 prill, Pashkët Ortodokse me lutje për ata që janë në vijë të frontit të luftës dhe të tjerët që janë të bllokuar në qytetet siç është Mariupoli, teksa presidenti i shtetit Volodymyr Zelensky, është zotuar në një mesazh për këtë festë se asnjë “ligësi” nuk do të shkatërrojë shtetin.

 

Duke qëndruar brenda Katedrales Shën Sofia në Kiev, Zelensky ka thënë përmes një video-incizimi se Ukraina do të tejkalojë errësirën që e ka sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë në këtë shtet.

 

“Sot ne ende besojmë në fitore të re në Ukrainë dhe të gjithë jemi të bindur se nuk do të shkatërrohemi nga ligësia”, ka thënë Zelensky.

 

“Ne jemi duke tejkaluar kohët e errëta këtë ditë dhe – shumica prej nesh – nuk jemi të veshur me rroba të ndritshme, por jemi duke luftuar për një ide të ndritshme”.

 

Pashkët Ortodokse janë shënuar pikërisht në ditën kur janë mbushur dy muaj prej kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.

 

Për pasojë kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina. Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai ka thënë më 24 prill se shtatë kisha janë shkatërruar nga lufta.

 

Autoritetet ukrainase u kanë bërë thirrje atyre që shënojnë festën që të ndjekin shërbimet fetare në versionin online dhe të respektojnë orën policore.

 

Zelensky ka thënë më 21 prill se Rusia ka hedhur poshtë një propozim për armëpushim në periudhën e festës./ Rel

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Pashkën Ukrainën Zelensky

Nga e njëjta kategori

Moti sot: Reshje shiu në disa zona, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e plotë të vatrave

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:17

Horoskopi sot: Java nis me mundësi të...

7:58

Moti sot: Reshje shiu në disa zona,...

10:46

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga...

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.