Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2026
Vizion fokus

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një...

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian: Mund të...

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë...

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA vlerëson rrezikun

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në shkretëtirën...

Intesa Sanpaolo Bank, 20 mln euro për bizneset. Kush...

13 mijë pensionistë ende në punë. A duhet ti...

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por pa punëtorë…

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të...

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet asgjë, nëse...

OKB e “shqetësuar” lidhur me raportimet për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

12 Prill 21:33

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrjen e armëve kimike tha se është “e shqetësuar” lidhur me raportimet e pakonfirmuara të përdorimit të armëve kimike në qytetin-port ukrainas të Mariupolit.

 

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tha se po monitoron nga afër situatën.

 

“Sekretariati teknik i OPCW është i shqetësuar nga raportimet e fundit të pakonfirmuara të përdorimit të armëve kimike në Mariupol, që janë publikuar në media në 24 orët e fundit”, tha OPCW.

 

Anëtarë të Kongresit amerikan, që gjithashtu janë duke e monitoruar situatën, thanë gjatë një vizite në Poloni më 12 prill se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse përdoren armë kimike në Ukrainë. SHBA-ja po heton raportimet se substanca helmuese janë hedhur në Mariupol, thanë ligjvënësit, por ata paralajmëruar se përcaktimi i natyrës së çdo sulmi në Mariupol mund të marrë kohë.

 

“Ne po i marrim seriozisht ato raportime dhe e di që Qeveria e SHBA-së dhe qeveritë e tjera po tentojnë të përcaktojnë nëse kjo vërtetë ka ndodhur”, tha ligjvënësi demokrat nga Kolorado, Jason Crow.

 

Crow tha se administrata amerikane “e ka bërë shumë të qartë se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohet”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po ashtu ka folur për raportimet lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve kimike në Mariupol.

 

“Ne nuk jemi në gjendje që të konfirmojmë këto raportime dhe mendoj se as ukrainasit nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Blinken.

 

Ai shtoi se Uashingtoni kishte “informacione të besueshme” se forcat ruse mund të përdorin një sërë agjentësh për kontrollin e trazirave, përfshirë gaz lotsjellës të përzier me agjentë kimikë. Përdorimi i agjentëve të tillë do të shkaktonte simptoma që do të kishin për synim të dobësonin ose paaftësonin luftëtarët apo civilët ukrainas në Mariupol, tha ai.

 

“Ne e kemi ndarë këtë informacion me Ukrainën dhe partnerët e tjerë”, tha Blinken. “Dhe ne jemi në bisedime direkte me partnerët për të tentuar që të përcaktojmë se çfarë realisht ka ndodhur”./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Armë Kimike OKB Raportime ukriane

Nga e njëjta kategori

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një shfaqjeje ajrore

më shumë...

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

më shumë...

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA vlerëson rrezikun

më shumë...

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në shkretëtirën e Irakut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Forcojnë zemrën dhe trurin, ja përse duhet...

10:34

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë...

10:17

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian:...

10:09

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me...

10:00

Kuba blen mbi 300 dronë ushtarakë, SHBA...

9:24

NYT: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake...

8:51

Intesa Sanpaolo Bank, 20 mln euro për...

8:22

13 mijë pensionistë ende në punë. A...

7:59

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por...

7:42

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk...

7:27

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet...

7:00

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të...

6:43

IDF: Hezbollahu lëshoi 200 raketa drejt Izraelit...

6:30

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë: Trump nuk i...

6:20

Sulme me dronë në disa rajone ruse,...

5:43

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet...

5:23

Britania vendos sistem të ri anti-dron në...

4:59

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

4:39

Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në...

4:33

Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e...

Më të klikuarat

  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Maj 2026
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.