E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 12 minuta më parë
Rajoni

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian: Mund të ketë lidhje me probleme të shëndetit mendor dhe jo me terrorizëm

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, deklaroi se sulmi me makinë ndaj këmbësorëve në qytetin Modena mund të lidhet me probleme të shëndetit mendor dhe jo me terrorizëm.

Ngjarja ndodhi kur një 31-vjeçar me origjinë marokene përplasi me automjet disa këmbësorë në një rrugë qendrore të qytetit, duke plagosur tetë persona.

Reklamë

Sipas Piantedosit, hetimet paraprake tregojnë se autori mund të ketë pasur probleme psikiatrike. Ai shtoi se fakti që nuk ka elemente që lidhen me terrorizmin është një lehtësim për autoritetet italiane.

Autori i dyshuar, Salim El Koundri, ka shtetësi italiane dhe origjinë marokene. Mediat italiane raportojnë se ai kishte shfaqur çrregullime të personalitetit që prej vitit 2022 dhe më herët kishte marrë trajtim psikologjik.

Reklamë

Prokuroria italiane e ka akuzuar për “masakër”, ndërsa hetimet për motivet e ngjarjes vazhdojnë.

Dy nga të plagosurit, një çift 55-vjeçar, ndodhen në gjendje të rëndë në terapi intensive. Ndërkohë, dy gra të tjera, një gjermane dhe një polake, kanë pësuar plagë të shumta dhe janë operuar.

Një nga personat që ndaloi autorin pas sulmit, Luca Signorelli, deklaroi se “Italia nuk ka vdekur”, duke iu referuar reagimit të qytetarëve që ndërhynë për të neutralizuar të dyshuarin.

Edhe kryetari i bashkisë së Modenas, Massimo Mezzetti, bëri thirrje që ngjarja të mos përdoret për përgjithësime ndaj emigrantëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë