Sali Berisha mohon zërat e dalë në mediat në lidhje me një tërheqje të mundshme të tij nga kandidimi për kreun e PD.
Ish-kryeministri teksa foli jashtë parlamentit, kërkoi që të mos luhet me bllofin.
Duke mos njohur Kryesine e PD, Berisha shtoi se grupi parlamentar është vendi I duhur ku duhet të bëjë debate mbi bashkimin e demokrateve.
Bashizmi, sipas tij, ishte doktrin e dhunimit të statutit që iku bashkë me dorëheqjen e Lulzim Bashës.
“Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë. Ajo kryesi është shkarkuar, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet. Fola për 11 Dhjetorin, por sanksionimin më të plotë e mori në datën 6 mars. Në këtë kontekst ajo çka unë dua të theksoj dhe dua tu siguroj se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar. PD ka institucionin e saj Komisionin e Rithemelimit. Unë gjykoj që debati brenda grupit parlamentar mund të diskutohet për çdo gjë. Sikundër duhet të theksoj dhe ftoj miqtë e mi të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit. Ai u arkivua sëbashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës.Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy parti. Është vetëm një PD. Unë po takoj edhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetare që deri dje kanë qenë në takimin me Bashën, por janë haptas të qartë se 6 marsi ka vetëm një mesazh bashkimin dhe ia kanë thënë të qartë Bashës.






E para ti plaku vrastare i vicidolit ske goje te folesh per lyli karapushtin,lyli eshte pjedhe e jotja.Te gjithe ata frikacake e te pa afte me fillu te tallalli,harrova topalli e te gjite te tjerte si kjo qe i ka perzene plaku,nga e quajtura pd.Akoma edhe sote kane frige te thone te verteten per debimin nga e quajtura pd.Pore akuzojne lyli karapushtin,ai ske qene kurre kryetare i te quajtures pd,pervec se nji kukull.Tani me te gjithe shqiptarte te gjalle e te vdekur e dine se te ndierin Sokol Olldashiin e vrau plaku per lylin.Prandaj ju te quajturit si antare te pd duhet tju vijne turp qe akoma mendoni te zgjidhni kr te celules se pd plakun 80 vjecare komunistin e vetem,vrastarin e vicidolit.