Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet kushtetuese të...

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari...

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e duhanit për...

SPAK: Sekuestrohen pasuri të Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe...

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës, evakuohet terminali

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah, por duam...

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

Rexhepi: Kemi siguruar kuorumin për zgjedhjen e presidentit

2 Prill 20:40

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë siguruar votat dhe kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

“Jemi në pritje të takimit të Kryesisë (së Kuvendit). Koha e seancës ende nuk dihet. Pritet të jetë pasdite”, tha Rexhepi.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri, merr vesh Radio Evropa e Lirë.

Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen nënshkrimet e të paktën 40 deputetëve. Më pas, Kryesia e Kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance.

Jozyrtarisht, REL-i po ashtu merr vesh se Lëvizja Vetëvendosje është duke e shtyrë përpara nxjerrjen para Kuvendit të një ligji, i cili do të rregullonte çështjen e votimit të diasporës nëpër ambasadat që Kosova ka në botë. Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme janë dërguar në Kryesinë e Kuvendit dhe gjatë së premtes do të merret vendim për procedimin e kësaj çështjeje në seancë plenare. Këtë legjislacion, LVV-ja dëshiron që ta prezantojë para se të procedohet me votimin për presidentin.

Qeveria e Kosovës pritet të takohet gjatë së premtes në ora 16:00, por në njoftim nuk bëhen të ditura detajet e këtij takimi.

Nasuf Bejta kundërkandidat i Vjosa Osmanit

LVV-ja e Kurtit për postin e presidentit ka propozuar Vjosa Osmanin. Kundërkandidat i saj pritet të jetë Nasuf Bejta, që është pjesë e “Listës Vjosa”, listë kjo që garoi në kuadër të listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi në listë të përbashkët me LVV-në dhe mori më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë.

Ish-partia e saj, LDK-ja, që është në opozitë, gjatë kësaj jave ka thënë se do të marrë pjesë në votimin e presidentit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të veprojnë deputetët e LDK-së, pavarësisht vendimit të kryesisë së kësaj partie, që të mos bëjnë pengesa në zgjedhjen e presidentit.

Kundër zgjedhjes së Osmanit janë deklaruar partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, mbështetje për Osmanin kanë shprehur partitë e komuniteteve joserbe.

Më 22 mars është konstituuar kuvendi dhe po të njëjtën ditë është zgjedhur edhe qeveria e re. Qeveria e Kurtit mori mbështetjen e 67 deputetëve.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Këtë post e ushtroi Vjosa Osmani dhe pas zgjedhjes në krye të kuvendit, Glauk Konjufca mori edhe detyrën e ushtrimit të postit të presidentit./ REL

Posted Under:
Kosova Politike
Tagged:
Kosovë rexhepi zgjedhja e presidentit

Nga e njëjta kategori

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është kthyer në shesh beteje, me luftë verbale dhe fizike

më shumë...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

më shumë...

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

më shumë...

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dëmtuan politikën shqiptare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK: Sekuestrohen pasuri të Mirlinda Karçanaj, Ergys...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

6:54

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të...

6:24

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë...

6:22

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

6:19

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor...

5:57

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë...

5:36

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

5:32

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.