Një autobus urban është përplasur me një makinë policie në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” afër Laprakës rreth orës 07:30 të kësaj të marte.
Përplasja ka qënë serioze cka ka bërë që edhe nga frenimi I autobuzit të lëndohen tre qytetare që ishin brenda në urbanin e Tiranës së Re.
Për fat të mirë të lënduarit janë jashtë rrezikut.





