Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
03 May 2026
Vizion fokus

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me ushqime për...

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për tërheqjen e...

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita firmos një...

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë dhe dhjetëra...

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie...

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në Hormuz

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të konfliktit me...

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po njohin aftësitë...

PD letër qeverisë dhe bashkisë Krujë: Plotësoni kërkesat e banorëve, shmangni grevën e urisë

2 Janar 19:05

Sekretari i Përgithshëm i PD, Gazment Bardhi pas një takimi me banorët e Thumanës i ka dërguar një letër me kërkesa, qeverisë dhe Bashkisë Krujë, që do të shmangte grevën e paralajmëruar prej tyre.

 

Siç u premtoi banorëve të strehuar në një nga hotelet e Shëngjinit, Bardhi ka listuar 4 kërkesa të banorëve të Thumanës.

 

Më kryesorja prej tyre lidhet me strehimin, pasi Bashkia e Krujës, ka vendosur një bonus qeraje prej 3 mijë lekësh për person, shumë me të cilën nuk mund të gjendet askund një banesë me qera.

 

“Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi,  u kërkoi autoriteteve, plotësimin e 4 kerkesave urgjente të banorëve të Thumanës.

1-   Ofrimin e menjëhershëm të ndihmës shëndetësore për të gjithë banorët që kanë nevojë dhe që ndodhen në strehuar në Hotel Rafaelo.

2-   Krijimin e kushteve për strehim të përkohshëm, në kushte normale jetese për këta banorë, gjatë periudhës që nevojitet për sistemimin e tyre në banesat e reja. Deri në përmbushjen e kësaj mase, asnjë banor nuk duhet të detyrohet të dalë jashtë ambientit ku strehohen aktualisht dhe Qeveria duhet të paguajë strehimin e tyre në Hotelin ku ndodhen. Bonusi i qirasë, në vlerën 3 mijë lekë për person, është i pamjaftueshëm për gjetjen e një strehimi nga vetë banorët.  Vlera e qirasë është shumë herë më e lartë sesa masa që mbulon bonusi i qirasë. Këshilli Bashkiak i Krujës, duhet të rishikojë menjëherë vlerën e bonusit të qirasë për të gjitha familjet që kanë mundësi të gjejnë banesa me qira, duke bërë kompensimin e vlerës së plotë të qirasë. Ndërkohë që për familjet që janë në pamundësi për ta gjetur vetë banesën me qera, për shkak të gjendjes shëndetësore apo shkaqeve të tjera, të jenë autoritetet lokale që gjejnë dhe sigurojnë strehimin e tyre në kushte normale jetese.

3-   Dërgimin e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe lokale, për të informuar banorët e strehuar atje sesi do të veprohet me banesat e tyre, si dhe për t’u ofruar asistencë ligjore për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke shmangur burokracitë e panevojshme dhe kërkesat për dokumentacion jashtë mundësive të qytetarëve. Autoritetet përgjegjëse të sigurojnë banorët për kompensimin e plotë të vlerës së dëmit të pësuar, duke qenë se shumicës prej tyre u janë prishur banesat pa patur mundësi që të marrin gjerat e nevojshme që ndodheshin brenda në banesë. Për pasojë, këta qytetarë kanë humbur gjithçka kishin siguruar gjatë jetës së tyre, me vështirësi dhe mundësi të kufizuara financiare.

4-   Ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për të siguruar që asnjë prej banorëve të prekur dhe që përkohësisht është strehuar larg qendrës së punës, të humbasë punën për këtë shkak. Autoritetet lokale duhet të marrin masat për të siguruar transportin e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune larg vendit ku strehohen aktualisht, nga vendi i strehimit për në qendrën e tyre të punës.

Partia Demokratike vë në dukje se qeveria dhe autoritetet lokale kanë përgjegjësi ligjore për t’u paraqitur banorëve të prekur nga tërmeti një plan të plotë masash. “Askush prej banorëve nuk kërkon nga Qeveria apo Bashkia as bamirësi dhe as përfitime të padrejta për shkak të situatës. “- thuhet mes të tjerash në letrën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i dërgoi qeverisë dhe bashkisë së Krujës në emër të më shumë se 100 familjeve të Thumanës që kanë paralajmëruar nisjen e grevës së urisë, në kundërshtim të vendimit të qeverisë për nxjerrjen jashtë hoteleve pa siguruar më parë një strehim.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Gazmend Bardhi leter PD Sekretar

Nga e njëjta kategori

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa ti bën lek nga regjimi i Ramës

më shumë...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet qytetarit: Partia ka garën më të ndershme, kandidatët e Ramës s’mund të marrin pjesë

më shumë...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

më shumë...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi që nuk plotëson kriteret në garë është Sali Berisha, do e denoncoj në SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:38

Ju ndihmojnë të mësoni dhe të mbani...

10:16

Kontaminoi me helm për minj kavanozat me...

10:05

Politikanët në Gjermani reagojnë pas njoftimit për...

9:45

EMRI/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita...

9:38

Pse nuk duhet të anashkaloni hidratimin e...

9:22

Irani përgatit ligjin për kalimin nëpër Ngushticën...

9:07

Shkelet armëpushimi në Liban, 13 të vrarë...

8:34

Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë...

8:18

SHBA kërkon koalicion ndërkombëtar për sigurinë në...

8:02

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron rifillim të...

7:50

Kuba dënon sanksionet e reja të SHBA

7:45

Wall Street Journal: Kina dhe Rusia po...

7:41

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri...

7:30

E rëndë në Itali, 15-vjeçari humb jetën...

7:22

Të shtëna me armë në Gjakovë, një...

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

Më të klikuarat

  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.