Një aksident me plagosjen e një personi është regjistruar këtë të hënë në Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, ku shtetasi O.H., 22 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përlasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin M.M., 56 vjeç, banues po në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore. 56 vjeçari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





