Pesë Pesë punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Korçë janë vënë në prangat e policisë ndësa një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Prespa”
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë. Të ndaluarit janë O.D, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura, V.M, 58 vjeç me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM, E.L, 48 vjeç, me detyrë roje pranë AZM, A.V, 43 vjeç, me detyrë roje pranë AZM dhe V.J, 65 vjeç, me detyrë roje pranë AZM.
Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës.
Ndërkohë filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë roje pranë AZM).
Gjithahstu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra.





