Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion për çështjen...

“Jashtë Irani”, Trump kërkon Italinë në Kupën e Botës,...

“Kush punon kundër nesh, do t’a pësojë”/ Ambasada Amerikane...

Përplasja “kokë më kokë” e dy trenave në Danimarkë,...

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi...

NATO rinovon flotën e saj, planifikon të mos marrë...

Dorëheqje zinxhir në Rumani, 7 ministra socialdemokratë lënë qeverinë!

New York Times: Pezeshkian po kuron personalisht Mojtaba Khamenei

Lufta në Iran, OKB: Mbi 30 milionë persona do...

Sulmi ajror izraelit në veri të Gazës, humbin jetën...

Prezantohet Plani Kombëtar i Moshimit, Manastirliu: Shërbime në familje për të moshuarit

1 Tetor 16:50

Në Ditën Botërore të Moshuarve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka prezantuar Planin Kombëtar të Moshimit, në qendrën sociale multidisiplinare në Tiranë, në prani të të moshuarve në nevojë që marrin shërbime në këtë qendër, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe organizatës së Kombeve tē Bashkuara në Shqipëri.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu tha se për herë të parë do të ofrohen shërbime në familje për të moshuarit.

 

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje do të financojë shërbimet në familje për të moshuarit, duke filluar nga bashkia Tiranë, nëpërmjet Fondit Social që kemi vënë në dispozicion të pushtetit vendor. Ky projekt që është gati të implemetohet, mundëson financimin e këtyre shërbimeve të reja, duke filluar nga trajnimi i personelit të dedikuar për shërbimin e asistencës shtëpiake dhe me pas ofrimin e asistencës mjekësore por edhe sociale për të moshuarit që jetojnë të vetmuar, për ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, për të moshuarit që nuk mund të dalin dot vetëm nga shtëpia e që kërkojnë mbështetje e shoqërim, për ata që ka nevojë për mbështetje psiko-sociale”, tha Manastirliu.

 

Nëpërmjet këtij plani, synohet që 300 persona, personel infermierë dhe punonjës sociale do të angazhohen e do të jenë të dedikuar për të realizuar 50 000 vizita të kryera në vit, në të gjithë vendin.

 

Duke theksuar se Plani i Veprimit të Moshimit, një dokument politik që synon të sigurojë mbrojtjen e personave në moshë të tretë dhe përfshirjen e tyre në jetën sociale, Manastirliu u shpreh:

“Tashmë kemi bërë aktiv Fondin Social, një mekanizëm për shtrirjen e shërbimeve sociale ditore dhe rezidenciale në territor për moshën e tretë, nga i cili mund të përfitojë çdo bashki”, tha Manastirliu.

 

Plani i moshimit  mbështetet në tre shtylla kryesore: Mbrojtje Sociale dhe Përfshirje Sociale; Shërbime sociale të integruara për të ndihmuar personat e moshuar gjatë gjithë jetës së tyre; Shërbime shëndetësore të aksesueshme.

 

Sipas Planit të Veprimit 2020-2025, mbrojtja dhe përfshirja sociale për çdo të moshuar në nevojë do të fillojë me garantimine e ofrimit të shërbimeve të integruara social – shëndetësore, nga i cili pritet të përfitojnë 100.000 të moshuar. Plani parashikon gjithashtu ngritjen e 10 qendrave ditore komunitare në të gjithë vendin; ngritjen e një qendre të re rezidenciale për 100 të moshuar; sigurimin e përfshirjes së të moshuarve aktivë dhe grupeve të tyre të interesit në politikat vendore sociale dhe gjithëpërfshirëse.

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
Infermier Ogerta Manastirliu Prezanton Sherbim shtepi Vizita

Nga e njëjta kategori

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi rrugor

më shumë...

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore për vizitorët dhe turistët

më shumë...

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet e ngjarjes në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat

më shumë...

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë 130 sportistë nga vende të ndryshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:18

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion...

7:04

Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni...

6:50

“Jashtë Irani”, Trump kërkon Italinë në Kupën...

6:26

“Kush punon kundër nesh, do t’a pësojë”/...

6:22

Përplasja “kokë më kokë” e dy trenave...

6:12

Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë...

6:08

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi!...

5:41

NATO rinovon flotën e saj, planifikon të...

5:41

Dorëheqje zinxhir në Rumani, 7 ministra socialdemokratë...

5:30

New York Times: Pezeshkian po kuron personalisht...

5:09

Lufta në Iran, OKB: Mbi 30 milionë...

5:03

Sulmi ajror izraelit në veri të Gazës,...

4:58

BE miraton sanksionet e reja ndaj Rusisë

4:51

Publikohen pamjet/ Momenti kur marinsat amerikanë mësyjnë...

4:38

Trump: Qëlloni çdo anije që vendos mina...

4:21

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që...

4:06

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë...

3:47

Kosova shpall të premten ditë zie në...

3:21

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore...

3:17

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.