Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Kras të Tepelenës.
Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i automjeteve të përfshira në aksident.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.





