Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ishte këtë të shtunë në Tepelene ku u takua me simpatizantë demokratë.
Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, lideri demokrat tha se Rama erdhi në pushtet duke premtuar mirëqeverisje, por solli varfërim.
“Rama premtoi shëndetësinë falas për shqiptarët, por sot shqiptarët paguajnë më shumë se kurrë për shëndetësinë, sepse ai ua dha shëndetësinë me koncesion oligarkëve”
Gjatë fjalës Basha u ndal tek edhe tek çmimet e ilaçeve, që sipas tij jo vetëm janë më të shtrenjta, por janë të skaduara dhe fallco që nuk japin efekt.
“Rama premtoi shëndetësinë falas, por shqiptarët sot duhet të paguajnë shtrenjtë në spitalet e shtrenjta private që sot kontrollohen të gjitha nga një-dy persona në të gjithë Shqipërinë.”
Papunësia ishte një tjetër nga shqetësimet që sipas Bashës ka ardhur koha ti japim zgjidhje.
“Sot kriza ekonomike, është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës.”






luli i plakut eshte i pa afte,i pa ditur,njeri i pa shkolle,ka mesuar vetem pislliqet e plakut,rrencak,mashtrues e hajdute.Ky mori ne qafe 85% te shqiptarve,kjo e provuar ne votimet e 30 qershorit,qe shqiptaret nuke e duan edvinin.Dhe akoma plaku ecen me shpresen se marrveshja e bere me edvinin do te jete ne fuqi,merre pushtetin qe te sjedhe perfitime kolosale,e kame provuar une me banden time,i di te mirat e pushtetit.Pore mose na preke parate e pasurite tona,beju cfare te duash shqiptarve,e kane hake,jane frikacake,servile.E provuar kjo me komandantin done dulle by… qirin,per 50 vjete,edhe ne pa perjashtim bijte e dulles jemi,e njohim kyt popull,prandaj te le kto porosi,biri ime.