Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ishte këtë të shtunë në Tepelene ku u takua me simpatizantë demokratë.

 

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, lideri demokrat  tha se Rama erdhi në pushtet duke premtuar mirëqeverisje, por solli varfërim.

 

“Rama premtoi shëndetësinë falas për shqiptarët, por sot shqiptarët paguajnë më shumë se kurrë për shëndetësinë, sepse ai ua dha shëndetësinë me koncesion oligarkëve”

 

Gjatë fjalës Basha u ndal tek edhe tek çmimet e ilaçeve, që sipas tij jo vetëm janë më të shtrenjta, por janë të skaduara dhe fallco që nuk japin efekt.

 

“Rama premtoi shëndetësinë falas, por shqiptarët sot duhet të paguajnë shtrenjtë në spitalet e shtrenjta private që sot kontrollohen të gjitha nga një-dy persona në të gjithë Shqipërinë.”

 

Papunësia ishte një tjetër nga shqetësimet që sipas Bashës ka ardhur koha ti japim zgjidhje.

 

“Sot kriza ekonomike, është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *