Protestuesit e opozitës qëndruan vetëm pak minuta para parlamentit.
Në një moment pati edhe tension dhe incidente pasi disa protestues hodhen flakadanë, sende të forta dhe ndezen zjarr në hyrjen e kuvendit aty ku ishin vendosur forcat e rendit.
Menjehere ka ndërhyre sekretari I përgjithshëm I PD, Gazmend Bardhi I cili ka ndihmuar në tërheqjen e protestuesve.
Mesa duket ka pasur një skenar të qartë të opozitës për zhvillimin e nje proteste pa incidente dhe dhunë.
Pavarësisht kësaj, nga individe të ndryshëm ka vijuar hedhja e sendeve te forta drejt policisë.
Vetem ne nje moment policia u kunderpergjigj me hedhje uji drejt protestuesve, ndersa me tej situata u qetesua.






