Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhiakuzoi kryeminsitrin Rama se ka futur vendin në varfëri dhe se ka detryruar shqiptarët që të braktisin vendin.
Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Kryemadhi tha se shqiptarëve poi u mungon buka në tavolina dhe se të gjithë duan që të largohen.
Sipsa Kryemadhit, qeveria ka dështuar pasi është vendosur në shërbim të bandave.
“Ne sot mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkues. Të gjitha duna të largohen nga Shqipëria. Kjo do të sjellë heqjen e vizave. Ky njeri që nuk mendon për shqiptarët por vetëm për veten e tij ka detyruar shqiptarët të ngrihen dhe të ikin. Ky njeri do të kthejë dhe njëherë trafikun e vizave.”
Ajo hodhi gjithashtu akuza edhe në drejtim të porkurorisë.
“Një prokurori që ka arrestuar 38 mijë fukarenj dhe nuk thërret qoftë dhe njëherë të vetme Damian Gjiknurin, Qendron që vjedhin vetëm me një firmë 40 mln euro. Nuk ka thirrur një herë Vangjush Dakon apo Edi Ramën. Një mesazh për vëllezërit tanë policë: Janë njësoj si ne, janë me zemër këtu në parlamentin e popullit sepse kanë rrogën më të ulët që duhet të ketë një polic për t’u përballur me krimin”




