Një i ri është plagosur këtë të enjte në Pukë, si pasojë e një aksidenti me motor.
I plagosuri bëhet me dije se është shtetasi Çlirim Bukuroshi, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë për shkak të gjendjes së tij kritike, ai po transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.





