Policia e Korcës bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Daniel Shaqe, 37 vjeç, banues në këtë qytet..
Ky shtetas në fshatin Floq-Korçë, u kap duke drejtuar mjetin kamion tip “Benz”, në të cilin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8m3 dru zjarri, me fatura të dyshuara si të falsifikuara, sasi të cilën dyshohet se e ka blerë tek firma e shtetasit Th.Th, pa dokumentacionin tatimor.
Për këtë arsye ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit: Th.Th, 64 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë administrator i një firme tregëtimi lëndësh drusore).





