Njësia antiterror e Australisë ka parandaluar rrëzimin e nje avioni. Katër persona janë vënë në pranga gjatë kontrolleve në disa lagje të Sidneit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Lajmi për operacionin u bë i ditur nga vet kryeministri australian, i cili njoftoi se operacioni nuk ka përfunduar. I pyetur nëse grupi i Shtetit Islamik qëndron prapa sulmit te dështuar, ai u përgjigj: “besojmë që bëhet fjalë për terrorizëm të frymëzuar nga islamikët”. Autoritetet kanë blinduar aeroportin në Sidnei që nga e enjtja. Masat e shtuara të sigurisë janë zgjeruar në të gjitha aeroportet më të mëdhenj të vendit.





