Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar Presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumica e re parlamentare dhe se është zgjedhur kryeparlamentar. Ai pret që Presidenti të veprojë në pajtim me Kushtetutën brenda dhjete ditëve ose në të kundërt, Qeveria do të formohet edhe pa mandat nga presidenti.
“Në Bashkimin evropian nuk ka asnjë dyshim për shumicën e reflektuar me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit dhe kjo është shtytje për të vazhduar me punët dhe obligimet që i ka parlamenti. Ivanov ka obligim që në afat prej 10 ditësh të reflektojë dhe të japë mandate. Nëse ai nuk jep mandate, në mënyrë hipotetike të mendojmë tani, Parlamenti ka të drejtë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes së Qeverisë së ardhshme dhe në këtë kontekst, kompetenca e parlamentit dhe kryetarit të parlamentit nuk varet nga asnjë institucion tjetër.”
Këto komente, Xhaferi i beri nga Brukseli pas takimit me komisionerin europian per zgjerimin Johanes Hahn, nga i cili mori garancinë dhe mbështetjen e unionit, si edhe apelin per formimin sa me shpejt te qeverise dhe institucioneve te reja ne Maqedoni. Ne anën tjetër, kreu i LSDM-se, Zoran Zaev, është shprehur i gatshëm ta takoje serish Ivanovin, per t’i dhëne garanci se do te punoje ne pajtim me kushtetutën.
“Unë jam i gatshëm ta takoj z. Ivanov, do të bisedoj edhe me partnerët e koalicionit dhe liderët e tjerë nëse duan të më shoqërojnë dhe të shkojmë edhe njëherë ta garantojmë unitetin, Kushtetueshmërinë, multietnicitetin, perspektivën në NATO dhe BE. Ekziston mundësia që Qeveria të zgjidhet deri në fund të muajit, në pajtim me ligjet por varet nga vendimi i z. Ivanov nëse do ta japë mandatin.”
Tani te gjithë presin se cfare vendimi do te marre presidenti Ivanov.





