Në ditën e dytë të protestës, banorët e zonës se Torrovices bllokuan superstradën Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e Balldrenit. Protestuesit kërkojnë rehabilitimin e segmentit rrugor qe lidh Torrovicen me aksin kombëtar. Gjatë protestës, trafiku rrugor u paralizua në njërin krah duke krijuar radhe te gjata mjetesh. Drejtuesit u detyruan te devijojnë lëvizjen në rrugën e vjetër të Torrovicës. Prej kohesh ne rrugën e kësaj zone nuk është vene dore dhe për ketë shkak, ajo është ne gjendje te mjerueshme.





