Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 July 2026
Vizion fokus

Forbes parashikon rënien e Putin brenda tre viteve

Gjendet një top i Luftës së Dytë Botërore në...

Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund t’i them...

Çaktivizohen katër bomba të pashpërthyera në jug të Libanit

Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori i dyshuar...

Papa mesazh për Trump ditën e SHBA

Irani përcjell Ali Khamenein, ceremonia mortore për Ajetollahun do...

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër viktima e...

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm lëvizjen e...

Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645 viktima, mbi...

Cilat janë pistat rreth sulmit terrorist në Stokholm

8 Prill 13:35

Një burrë u ndalua sot nga forcat e policisë dhe mendohet të jetë drejtuesi i kamionit që shkaktoi katër të vdekur dhe 15 të plagosur një ditë më parë në qendër të Stokholmit. Ja çfarë dihet deri më tani:

 

Një kamion “i çmendur”

 

Një automjet i tonazhit të rëndë pak para orës 13:00 GMT depërton në mes të këmbësorëve në rrugën tregtare më të frekuentuar të kryeqytetit suedez, Drottninggatan. Ai ndalet në kryqëzimin e Klarabergsgatan, një arterie kryesore e qendrës së qytetit duke u përplasur me fasadën e një qendre tregtare “Åhléns City”. Një re e dendur tymi nis të përhapet kudo. “Zhurma e shkaktuar ishte e ngjashme me shpërthimin e një bombe dhe tymi nis të përhapet në hyrjen kryesore të dyqanit, tha për të përditshmen “Aftonbladet” një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje, Leander Nordling, 66 vjeçar. Zona u rrethua menjëherë nga policia me fashetën e sigurisë, me praninë e helikopterëve që patrullonin mbi qendrën e qytetit.

 

Katër të vdekur
Sulmi me një bilanc tragjik katër të vdekur dhe 15 të plagosur, përfshirë disa fëmijë. Autoritetet shëndetësore njoftuan se nëntë të plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën.

 

Një sulm terrorist

 

“Suedia është vënë nën shënjestrën e një sulmi”, deklaroi kryeministri suedez, Stefan Löfven cituar nga mediat e vendit. E gjithë ngjarja ngre hipotezën e një sulmi terrorist”, shtoi ai. “Terroristët kërkojnë të përhapin frikë e terror, me qëllim që të ndryshojmë qëndrimet tona, të na pengojnë të jetojmë normalisht, por ky veprim nuk do të ndikojë aspak tek ne. Terroristët nuk do të mposhtin kurrë Suedinë”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi. Kamioni u vodh gjatë një dërgese që do të kryente në një restorant”, tha për median zëdhënësja e kompanise, rrjetit të pijeve alkoolike Spendrups, Rose-Marie Hertzman.

 

Dy arrestime

 

Një burrë u ndalua sot dhe mendohet të jetë drejtuesi i kamionit, njoftoi një zëdhënës i policisë suedeze për median. Sipas disa mediave suedeze, i dyshuari është një shtetas uzbek i moshës 39 vjeçare, adhurues i organizatës së Shtetit Islamik. Ai u arrestua dje në mbrëmje në Marsta, një qytet i vogël në pjesën veriore të vendit në zonën e Stokholmit. Një person tjetër është arrestuar më vonë gjatë mbrëmjes në periferi të kryeqytetit. Burime të policisë të cituara nga televizioni publik SVT përmendën një lidhje të mundshme mes dy burrave.

Posted Under:
Bota
Tagged:
Kamion Stokholm Sulm Terrorist

Nga e njëjta kategori

Forbes parashikon rënien e Putin brenda tre viteve

më shumë...

Gjendet një top i Luftës së Dytë Botërore në një lumë në Gjermani

më shumë...

Çaktivizohen katër bomba të pashpërthyera në jug të Libanit

më shumë...

Papa mesazh për Trump ditën e SHBA

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:40

Forbes parashikon rënien e Putin brenda tre...

5:22

Gjendet një top i Luftës së Dytë...

5:05

Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund...

4:51

Çaktivizohen katër bomba të pashpërthyera në jug...

4:29

Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori...

4:13

Papa mesazh për Trump ditën e SHBA

3:47

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:30

Irani përcjell Ali Khamenein, ceremonia mortore për...

3:18

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër...

2:51

Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në...

2:40

U rrëzua teksa zbriste nga autobusi, e...

2:16

“Të lirohen protestuesit”, Berisha: PD mbështet fuqishëm...

2:02

Bilanc tragjik nga tërmetet në Venezuelë, 2,645...

1:27

Trafik droge nga Kanadaja drejt Shqipërisë, policia...

12:52

Aplikimet për kreditë e buta, nis faza...

12:48

Pritshmëritë për sezonin turistik, operatorët optimistë pavarësisht...

12:33

Shuhet aktori i madh Koço Qendro, ikona...

12:18

Edi Rama ironizon protestat, poston foto për...

12:13

Zjarri shkrumbon malin e Shëngjinit, terreni vështirëson...

11:30

Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin,...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tragjedi në Librazhd, guri masiv bie mbi një makinë dhe i me...
  • Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shkojnë te...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin, Skënder Hita i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.