Dy agjente ruse janë mes katër personave te akuzuar formalisht nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ne lidhje me skandalin e te dhënave te mbi 500 milionë përdoruesve te kompanisë Yahoo. Sipas autoriteteve amerikane, dy shtetasit, pjesëtare te FSB-se, agjencisë ruse te inteligjencës, kane bashkëpunuar me hakerat, duke ndërhyre ne serverat e kompanisë ne vitin 2014. Dyshohet qe ata te kenë shenjestruar edhe adresat e emailit te google. Shënjestër e hakersave kane qene zyrtare ruse dhe amerikane, përfshirë këtu personel diplomatik, ushtarak dhe te agjencive te sigurisë. Sipas kompanisë Yahoo, mes te dhënave te vjedhura përfshihen emrat, adresat e emailit, numrat e telefonit, datëlindjet, si edhe paswordet e adresave, por jo te dhëna bankare apo te tjera.





