Ajo ka qënë hermetike në lidhje me jetën e saj private në vitet e fundit. Pas dy ndarjeve të bujshme, Adelina është bërë gjithmonë e më shumë e mbyllur në lidhje me çështjen e ndenjave. Madje duket sikur “i ka braktisur” meshkujt. Adelina shihet gjithmonë e më tëpër në shoqërinë e familjarëve të saj, duke i prezantuar ata me shumë dashuri.
Edhe pse jo anonim për fansat e saj, Adelina Tahiri na prezanton me “mbretin”. Edmond Tahiri është vëllai i Adelinës. Adelina shfaqet duke e puthur të vëllain, në një foto të postuar në instagram, duke deklaruar se ai është mbreti i saj.






