Kjo e enjte shënon ditën e 54-të të tubimit antiqeveritar.
Protestuest janë duke u mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas marrshimi do të vijojë drejt selisë së qeverisë.
Pjesmarrësit do të përsëritin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Po ashtu një tjetër kërkesë është anulimi i ligjeve që lidhen me mjedisin si dhe investimet strategjike.
Protesta do të vijojë me kalimin në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.
/vizionplus.tv





