Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Rrogozhinë-Peqin pranë fshatit Sinaballaj.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona.
Tre prej të lënduarve janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




