Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla ka bërë të ditur se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Duke folur në mbledhjen e 21-të të KPSA-së, që po zhvillohet në Strasburg, Balla e cilësoi këtë një moment historik për rrugëtimin europian të vendit.
Ai theksoi se progresi i arritur gjatë muajve të fundit përbën një njohje të transformimeve të realizuara në fusha kyçe të integrimit.
Balla: Europa nuk është thjesht një destinacion për Shqipërinë. Europa për ne është standardi me të cilin masim transformimin e vendit tonë, ditë pas dite, reformë pas reforme, institucion pas institucioni. Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë. Ky ishte një mesazh i qartë politik se progresi i Shqipërisë njihet, se rruga jonë e reformave është e besueshme dhe se perspektiva jonë europiane është reale.
/vizionplus.tv





