Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet në komisionin e Ligjeve edhe për hetimet për masakrën e 21 janarit. Braho tha se kjo është një çështje në hetim dhe nuk mund të japë më shumë komente.
Deputeti i PS, Pacaj: Jemi 16 vjet pas 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në mes të Tiranës. Autorët kryesorë po sfidojnë si drejtësinë e re ashtu edhe të vjetër. A do të kemi drejtësi për 21 janarin, që të paktën prindërit e Aleks Nikës të shohin drejtësi?
Braho: Pyetja juaj lidhet me një çështje të ndjeshme, konkrete. Ajo që mund të themi është që çështja është në hetim, dhe hetimet vazhdojnë.
Po për 21 janarin, e pyeti edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri duke pyetur nëse mund të merret dëshmitarë edhe ish-ambasadorin amerikan Alexander Arvizu
Strazimiri: Ka një intervistë me 21 shtator 2013, nga Arvizu, i cili thotë se: Pas 21 janarit ka një celulë antiamerikane. Dëshmon 40 e ca minuta që ai dhe ekipi i tij në ambasadë e ka ndjekur hap pas hapi, gjithçka që ishte e përgatitur dhe e organizuar që të mund të nxirrte në një veprim të detyruar forcat e rendit. Pyetja është, ekziston mundësia që të pyetet si dëshmitar Arvizu?
Braho: Nuk kam komente për çështjen konkrete. Prokurori i çështjes mund të kryejë hetime si brenda edhe jashtë vendit.





