Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, ku një minibus humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Nga informacionet e siguruara nga Policia, drejtuesi i minibusit, shtetasi Redion Hasimi, 36 vjeç, banues në Kombinat, humbi kontrollin e mjetit si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore. Fatkeqësisht, drejtuesi humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Sakaq, në Spitalin e Traumës përfunduan 13 persona.
Shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Agustin Suma, tha se në spital u paraqitën 13 persona, një prej të cilëve 1 i pajetë dhe 12 të tjerë me lëndime. Sipas tij, 5 pacientë të grupmoshës 30–50 vjeç do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve, nga të cilët dy janë shtetas të huaj ende të paidentifikuar. Ndërkohë, 5 pacientë të tjerë janë stabilizuar, pa rrezik për jetën. Ndërkohë, dy të mitur të tjerë paraqiten më të rënduar.





