Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me...

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës,...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një...

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të...

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

29 Qershor 19:56

Përgjatë vizitës në Athinë dhe me ftesë të homologut grek Nikos Dendias, Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi mori pjesë në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme – ELIAMEP.

Ministri Nufi theksoi se në një Evropë që përballet me një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues, koordinimi strategjik mbetet një domosdoshmëri.

Për sa i përket Shqipërisë, ai nënvizoi se vendi ynë jep kontribut të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri për Aleancën e NATO – si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme.

“Ne po rrisim investimet tona dhe po modernizojmë Forcat tona të Armatosura. Kontributi ynë shtrihet në operacionet e NATO-s, misionet e BE-së dhe nismat ndërkombëtare për sigurinë. Ne mbështesim një Evropë më të fortë brenda një NATO-je më të fuqishme”, u shpreh Ministri Nufi në fjalën e tij.

Ndër të tjera, ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet pjesë e prioriteteve strategjike të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare, Ballkani Perëndimor bëhet më i cenueshëm ndaj ndikimeve keqdashëse, dezinformimit, luftës hibride dhe agjendave destabilizuese”, u shpreh Ministri Nufi.


“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës” bëri bashkë disa nga zërat më me peshë në fushën e sigurisë, ku po formësohet debati strategjik për çështjet kryesore ndërkombëtare. Në të morën pjesë ministra të mbrojtjes, drejtues të lartë ushtarakë të Aleancës, diplomatë, ekspertë të sigurisë si dhe përfaqësues të industrisë së mbrojtjes nga Evropa dhe NATO.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
athne konfereca nufi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

më shumë...

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me SHBA në Doha

më shumë...

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

më shumë...

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:19

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

10:05

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon...

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

9:06

Si të freskoni shtëpinë gjatë ditëve të...

8:46

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me...

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

6:15

Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

5:37

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e...

5:08

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.