Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës,...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një...

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria, kontribut të...

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund të sulmojë...

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

29 Qershor 19:44

Tërheqje politike apo taktikë për të qëndruar në pushtet? Kjo është pyetja që pason deklaratën e Aleksandar Vuçiç, presidentit të Serbisë, para mijëra mbështetësve të tij të mbledhur të shtunën në një tubim në qendër të Beogradit.

Vuçiç u tha atyre se do të jetë president i shtetit “vetëm edhe për disa javë”.

Nëse kjo ndodh, ai do të tërhiqej më pak se një vit para përfundimit të mandatit të tij presidencial në maj të vitit 2027. Vuçiç është zgjedhur dy herë president i Serbisë dhe, meqë Kushtetuta serbe nuk lejon mandat të tretë, ai nuk do të mund të kandidonte përsëri për këtë post.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai paralajmëron tërheqje.

Në publik, ai ka ofruar dorëheqje në situata krizash më të vogla dhe më të mëdha politike.

Tani, për një vit e gjysmë, ai është përballur me njërën nga krizat më serioze, në valën e protestave që kërkojnë ndaljen e korrupsionit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Deri më tani, ai i ka refuzuar thirrjet për zgjedhje. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dushan Spasojeviç, vlerëson se në deklaratën e tij të fundit mund të lexohet synimi për kalimin në postin e kryeministrit të Serbisë.

“Ardhja e tij eventuale në pozitën e kryeministrit vetëm do ta vendoste, në kuptimin kushtetues, aty ku ai tashmë është si figura kryesore politike që merr të gjitha vendimet në vend”, tha Spasojeviç.

Spasojeviç konsideron se ka disa “kalkulime politike” që mund ta kenë shtyrë Vuçiqin të paralajmërojë dorëheqjen.

“Njëra është se ai nuk mund të kandidojë më për president dhe duhet të kandidojë për një pozitë tjetër. Në këtë rast, mbajtja eventuale e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën kohë do t’i mundësonte atij të merrte pjesë plotësisht në fushatë”, thotë Spasojeviç.

Në tubimin në Beograd, Vuçiç u tha anëtarëve të partisë së tij se do t’i ndihmojë të fitojnë besimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë, ai nuk tha se kur do të shpallen këto zgjedhje, as në çfarë mënyre planifikon të përfshihet në garën zgjedhore.

“Një llogari tjetër mund të jetë se Vuçiç konsideron se kandidati i SNS-së [Partia Progresive Serbe] do ta ketë të vështirë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se po krijon paraprakisht një lloj tërheqjeje strategjike, për të kaluar në një funksion më të fuqishëm kushtetues”, vlerëson profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Spasojeviç.

Në deklaratat e tij gjatë muajve të fundit, Vuçiç nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në postin e kryeministrit.

Pyetjeve të REL-it për këtë çështje nuk iu përgjigjën as partia e tij, SNS, e as Presidenca serbe.

Çfarë mesazhi u dërgon protestuesve antiqeveritarë?

Që nga nëntori i vitit 2024, Vuçiç po përballet me protesta masive antiqeveritare. Lëvizja studentore, e cila i udhëheq këto protesta, e akuzon pushtetin në Serbi për korrupsion dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Me këtë, ai u dërgon mesazhin se vazhdon të jetë aktori që e përcakton dinamikën e proceseve – se, për shembull, mund të propozojë shpalljen relativisht të shpejtë të zgjedhjeve parlamentare, pastaj mund t’i përshpejtojë zgjedhjet presidenciale, ose t’i bashkojë apo t’i ndajë ato”, thotë Spasojeviç.

Protestuesit në Serbi kanë kërkuar nga Vuçiçi t’i respektojë kompetencat e tij kushtetuese si president i shtetit

Sipas Kushtetutës së Serbisë, pushteti ndahet në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, ndërsa funksioni i presidentit është kryesisht protokollar.

Ndër të tjera, presidenti e përfaqëson Serbinë brenda dhe jashtë vendit, komandon ushtrinë, shpall ligjet, i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, si dhe jep falje dhe dekorata.

Protestuesit antiqeveritarë e kanë akuzuar disa herë Vuçiqin për tejkalim të këtyre kompetencave, ndërsa për këtë kanë tërhequr vërejtjen edhe organizata të shumta joqeveritare në Serbi.

“Nisje e planit Putin-Medvedev”

Ky lider populist dhe SNS-ja janë boshti i pushtetit që nga viti 2012. Gjatë kësaj periudhe, Vuçiç ka qenë zëvendëskryeministër, më pas kryeministër, ndërsa nga viti 2017 është president i Serbisë.

“Pushteti i tij që nga viti 2012 ka ndryshuar në atë mënyrë që, me kalimin e kohës, ai është bërë gjithnjë e më pak i varur nga aktorët e tjerë dhe politikisht gjithnjë e më i fuqishëm”, thotë profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Dushan Spasojeviç.

Ai beson se, në këtë kuptim, dorëheqja e Vuçiçit nuk do të ndryshonte asgjë thelbësore.

“Më duket se kjo është nisje e planit Putin-Medvedev, ose e veprimeve që ish-lideri malazez Millo Gjukanoviç i ka bërë disa herë”, shtoi Spasojeviç.

Presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin, është në pushtet që nga viti 1999. Për t’i shmangur kufizimet kushtetuese për qëndrimin në pushtet, ai ka alternuar mes funksioneve të presidentit dhe kryeministrit.

Sipas një modeli të ngjashëm ka qeverisur edhe Gjukanoviç. Ai për tri dekada ishte lider i Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila atëherë ishte në pushtet, disa herë kryeministër dhe në dy raste president i Malit të Zi.

Spasojeviç thotë se kjo nuk është praktikë e zakonshme në demokracitë e zhvilluara evropiane.

“Mendoj se kjo është megjithatë pjesë e një tradite serbo-malazeze-ruse, e cila thotë se fuqia shkon me liderin, e jo me funksionin”, shton ai.

Vuçiç sërish kryeministër, a janë të domosdoshme zgjedhjet?

Nëse jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, shpallja e zgjedhjeve parlamentare nuk është e domosdoshme që Vuçiç të bëhet kryeministër i ri.

SNS-ja e Vuçiçit aktualisht ka shumicën në Kuvendin e Serbisë – 136 nga gjithsej 250 deputetë.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, kryeministri zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të presidentit të shtetit.

Kushtetuta e Serbisë nuk kërkon që kryeministri të zgjidhet vetëm pas zgjedhjeve.

Në rast të dorëheqjes së kryeministrit aktual, Gjuro Macut, ose të votimit të mosbesimit ndaj kabinetit të tij, përbërja aktuale parlamentare mund të votojë për një kryeministër të ri dhe për një qeveri të re.

Kjo do të thotë se, nëse jep dorëheqje siç ka paralajmëruar, Vuçiq mund të vijë në krye të Qeverisë së Serbisë.

Në pyetjen nëse një skenar i tillë po shqyrtohet, partia në pushtet, SNS, nuk u përgjigj.

Çfarë ndodh pas dorëheqjes së presidentit?

Nëse Vuçiç jep dorëheqje siç ka paralajmëruar, sipas ligjit, kryetarja e Kuvendit automatikisht bëhet ushtruese e detyrës së presidentit dhe këtë funksion mund ta ushtrojë më së shumti tre muaj.

Në këtë rast, kjo do të ishte Ana Bërnabiç, e cila në tri mandate ka qenë edhe kryeministre e Serbisë.

Ajo është e detyruar t’i shpallë zgjedhjet presidenciale në mënyrë që ato të mbahen jo më vonë se tre muaj nga dorëheqja.

“Kjo do të thoshte, hipotetikisht, se nëse Vuçiq do të jepte dorëheqje deri në fund të korrikut, zgjedhjet presidenciale do t’i kishim diku në tetor”, thotë Dushan Spasojeviç.

REL nuk mori përgjigje as nga kabineti i Vuçiçit, as nga subjekti i tij SNS, në pyetjet nëse dhe kur mund të priten zgjedhje të parakohshme presidenciale. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kryeminister Vizion Plus Vucic

Nga e njëjta kategori

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

më shumë...

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të plagosur

më shumë...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet ekskluzivisht nga Teherani

më shumë...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një emigrant, dyshohet se është autori i disa atentateve gjatë një viti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

9:06

Si të freskoni shtëpinë gjatë ditëve të...

8:46

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me...

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

6:15

Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

5:37

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e...

5:08

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë...

5:06

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.