Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

18 Qershor 13:07

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet kundër investimit në zonën e Zvërnecit.

Përmes një mesazhi të gjatë, kreu i qeverisë shprehu simpati për qytetarët dhe kauzën e tyre të sinqertë për mbrojtjen e natyrës, duke vlerësuar edhe anën estetike të tubimit.

Megjithatë, ai kritikoi mungesën e gatishmërisë së protestuesve për të dëgjuar faktet dhe për të bashkëpunuar me institucionet për projektin.

Rama theksoi se refuzimi i diskutimit dhe argumenteve rrezikon ta kthejë këtë lëvizje në një dogmë përjashtuese. Kreu i qeverisë bëri thirrje që shqetësimi qytetar të mos keqpërdoret nga faktorë politikë, të cilët, sipas tij, synojnë vetëm të përfitojnë nga zhurma dhe shpifjet.

Edi Rama: 

RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj.

Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.

Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin.

Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”.

Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.

Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!

Flamingot nuk e humbasin bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Protesta rama

Nga e njëjta kategori

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit

më shumë...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat

më shumë...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

4:52

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë...

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.