Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait...

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo nga Temu!...

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit amerikan ndaj...

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do t’i shkatërrojmë...

Shpërthejnë sërish tensionet, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme për...

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë,...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit rrjeti që tregtonte pistoleta dhe kallashnikovë

11 Qershor 08:30

Një operacion i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e armëve të zjarrit.

Siç bën me dije gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, hetimet për këtë grup kishin nisur prej më shumë se tre muajsh. Gjatë kësaj periudhe, policia ka identifikuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se vepronin të ndarë në dy ose tre grupe kriminale dhe kishin lidhje me grupe të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sipas hetimeve, ata merreshin kryesisht me trafikimin dhe shitjen e pistoletave, por edhe të armëve të tipit kallashnikov. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar origjinën e armëve, ndërsa dyshohet se një pjesë e tyre janë siguruar në Sarandë, të tjera në Elbasan dhe në Tiranë, për t’u shpërndarë më pas në zona të ndryshme të vendit.

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe 21-vjeçari Kevin Vila, i cili dyshohet se kishte rol organizues në një prej grupeve që merrej me trafikimin e armëve të zjarrit.

Procedimi penal ndaj këtij rrjeti ka nisur pas arrestimit të disa personave të tjerë që vepronin në zonën e Freskut. Në vijim të hetimeve, policia ka përdorur metoda proaktive, përfshirë përgjimet dhe blerjet e simuluara të armëve.

Sipas burimeve, agjentë të Komisariatit Nr. 4 janë paraqitur si persona të interesuar për blerjen e armëve, duke realizuar disa transaksione të kontrolluara. Këto veprime kanë siguruar prova të rëndësishme, të cilat kanë dokumentuar aktivitetin kriminal të grupit dhe kanë shërbyer për goditjen e tij.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Tirane Trafik Armesh

Nga e njëjta kategori

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait të Shehajt ka manipuluar pronat në Vlorë! Shehaj: Shpifës ordiner

më shumë...

“Unë erdha, u krye”, demokratët presin me brohorima Berishën në Kuvend pas heqjes së “non gratës”

më shumë...

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo nga Temu! Projekti në Zvërnec do vazhdojë, Shqipëria drejt BE

më shumë...

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:07

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali...

10:50

“Unë erdha, u krye”, demokratët presin me...

10:38

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo...

10:35

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

10:10

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit...

9:48

Kujdesi për lëkurën gjatë verës, çfarë ndryshon...

9:40

Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit,...

9:36

Zbulohet një call center në Tiranë, 4...

9:08

Vlora nuk “gjen qetësi”, rindizet zjarri në...

8:45

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do...

8:40

Shpërthejnë sërish tensionet, SHBA dhe Irani shkëmbejnë...

8:30

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia...

8:19

Horoskopi ditor/ Vendime të rëndësishme, emocione dhe...

8:05

Mot sot, temperaturat deri në 34°C, pasdite...

10:45

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

10:33

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri...

10:23

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

10:02

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

9:53

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

9:34

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.