Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë,...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan ndaj cisternës...

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin...

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal tani kërcënon...

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal tani kërcënon edhe Turqinë

10 Qershor 19:54

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, ku dërgoi mesazhe jashtëzakonisht të ashpra lidhur me zhvillimet aktuale politike në Lindjen e Mesme, duke e krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin.

Lideri turk theksoi se sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe Liban nuk përbëjnë më kërcënim vetëm për këto dy “vende vëllazërore”, por kanë arritur në një pikë ku paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për vetë Turqinë.

“Siguria e Turqisë nuk fillon vetëm në Hatay, por edhe në Alepo, Damask dhe Bejrut. Ne nuk do të tolerojmë asnjë fakt të kryer në kombet tona vëllazërore dhe nuk do të mbyllim sytë para agresionit ndaj tyre”, deklaroi Erdogan.

Duke iu referuar panoramës më të gjerë të konfliktit, lideri turk theksoi se Ankaraja është plotësisht e vetëdijshme për qëllimin përfundimtar që fshihet pas, siç tha ai, iluzionit të krijimit të “Izraelit të Madh”.

“Me ndihmën e Zotit, ne nuk do ta lejojmë kurrë këtë. Dua të jem shumë i qartë: askush nuk duhet të kërkojë aventura dhe askush nuk duhet të lidhet pas karrocës së rrjetit sionist të masakrave. Nëse dikush përpiqet të rrezikojë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe të turqve qipriotë në Mesdheun Lindor, dua që të dihet se përgjigjja jonë do të jetë shumë e qartë dhe shumë e vendosur”, tha presidenti turk

Ai shtoi se Izraeli, njëkohësisht, po bën përpjekje dashakeqe për të destabilizuar vendet afrikane dhe rajonin e Mesdheut, duke e quajtur administratën sioniste “vatër rebelimi dhe fabrikë përçarjeje”, e cila vazhdimisht prodhon trazira në mbarë botën.

Në pjesën më të spikatur të fjalimit të tij, Erdogan krahasoi heshtjen e sotme të komunitetit ndërkombëtar me injorimin e Gjermanisë naziste në prag të Luftës së Dytë Botërore.

“Para 85 vjetësh, heshtja dhe mosveprimi përballë Hitlerit çuan në vdekjen e 80 milionë njerëzve në mbarë botën. I gjithë njerëzimi pagoi çmimin e çmendurisë së një tirani të çrregulluar. Sot po përsëritet i njëjti gabim. Veprimet gjenocidale të ‘kasapit të Gazës’, Netanyahut, dhe kabinetit të tij po vëzhgohen me të njëjtën heshtje dhe mungesë reagimi që dikur e priti Hitlerin”, theksoi ai.

Erdogan paralajmëroi liderët botërorë se zjarri nuk ndalet kurrë vetëm aty ku ka nisur.

“Askush nuk duhet të harrojë se kur një zjarr përhapet, ai nuk digjet vetëm në rajonin ku ka shpërthyer; shkëndijat e tij përhapen në të gjithë botën. Ashtu si sot e gjithë bota po paguan çmimin e situatës së pazgjidhur në Ngushtica e Hormuzit, nëse paligjshmërisë izraelite nuk i vihet fundi, i gjithë njerëzimi do të përballet me pasojat. Izraeli duhet të ndalet. Kjo është detyrë e njerëzimit dhe fronti i njerëzimit”, përfundoi Erdogan, duke shtuar se Turqia, pavarësisht të gjitha sabotimeve izraelite, do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të vendosur paqen në rajon.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Erdogan Netanyahu Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri i policisë, Irakli Koçiaj

më shumë...

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

më shumë...

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

më shumë...

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

10:33

Në kërkim prej muajt maj, dorëzohet ish-oficeri...

10:23

Italia miraton dekretin për inteligjencën artificiale

10:02

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

9:53

Papa Leoni XIV planifikon vizitë në Spanjë

9:34

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës turke

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin (VIDEO)

9:18

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

9:12

Zhduken 3 detarë indianë pas sulmit amerikan...

8:47

Nga ai i tërfilit te i shqopës,...

8:04

JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin...

7:54

Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal...

6:42

Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës

6:30

Dita e 11-të e protestës, qytetarët nisin...

6:10

Trump paralajmëron Iranin: Do t’i sulmojmë shumë...

6:05

Begaj në Samitin e SEECP: Shqipëria e...

6:05

Teherani sfidon Uashingtonin: Jemi gati për goditje...

5:34

Hetimi i dosjes së Jeffrey Epstein, Bill...

5:29

Suedia miraton projektligjin që i jep fund...

5:21

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.