Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në...

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga rruga dhe...

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions...

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë,...

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar

31 Maj 09:58

Kryeministri Edi Rama thotë se kompania e re publike, “Albanian Digital Solutions” do të shënojë fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar.

Në podcastin “Flasim”, Rama u shpreh se kjo kompani, do të jetë “truri” që do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve.

Kryeministri Edi Rama: 

Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, “Albanian Digital Solutions”, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar. Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes e-Albania-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit, duke krijuar, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe që do të mbulojë sferën publike të nevojave dhe të inovacionit në shërbimet publike, të inovacionit në qeverisjen e vendit në të dyja nivelet dhe të inovacionit në shërbim të një transformimi të jashtëzakonshëm.

Sot kemi një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet e inovacionit. Mbi 1100 aplikime kanë ardhur vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin “Startup Albania” dhe të gjitha këto na tregojnë se kemi fituar gradualisht një terren ku e kemi nisur edhe në këtë pikë nga fundi i fundit dhe sot kemi një vend në hartën europiane dhe globale të inovacionit për sa i përket sektorit publik, por kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara dhe kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara në sektorin privat.

Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona.

 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
rama

Nga e njëjta kategori

Përgatitjet për provimet e maturës, maturantët në ankth. Psikologët: Nxënësit të menaxhojnë emocionet

më shumë...

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri, hotelet e bujtinat rrisin çmimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

më shumë...

Policia masa për sezonin veror, nga lehtësimi i kalimit në kufi tek kontrolli i vijës bregdetare

më shumë...

3 shenja për të ndryshuar rutinën e kujdesit për lëkurën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:09

Përgatitjet për provimet e maturës, maturantët në...

12:00

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri, hotelet e bujtinat...

11:54

Policia masa për sezonin veror, nga lehtësimi...

11:43

3 shenja për të ndryshuar rutinën e...

10:50

Rrezikoi jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin...

10:33

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja...

9:58

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e...

9:45

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama:...

9:43

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga...

9:21

Kaos në Paris pas triumfit të PSG...

9:06

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare...

9:02

Rama publikon pamje nga Tirana me turistë:...

8:53

Reshje shiu në jug të vendit, por...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj...

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

Më të klikuarat

  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Shenjat më me fat të Horoskopit në muajin qershor
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.