Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2026
Vizion fokus

Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe atë të...

Dyshime për eksploziv, forcat xheniere të RENEA-s hapin pakon,...

Detaje nga alarmi për eksploziv në Korçë, pronari i...

Telefonata që alarmoi policinë e Korçës, pako e dyshimtë...

Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi ka përjashtuar bizneset...

Rama: Presim lajme të mira nga BE, opozita e...

Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë punëtorë nga...

Sulm me dronë ndaj Moskës, shpërthime në disa zona...

PD bashkoi votat me PS për votimin e rezolutës...

Shërbimet online, Rama: Shqipëria, në vendin e parë në...

Rama: Presim lajme të mira nga BE, opozita e ka kuptuar që procesi i integrimit është i pandalshëm

17 Maj 11:31

Shqipëria po përgatitet për një tjetër lajm të mirë nga Brukseli në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Kete e bëri te ditur kryeministri Edi Rama në podkastin e përjavshëm “FLASIM”, ku u shpreh se po hapet rruga për mbylljen e kapitujve të negociatave.

“Së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Kështu që bashkimi, sado i befasishëm dhe sado i ngutur në ‘varkën e Shqipërisë europiane’, ku ne jemi aty prej kohësh dhe ku vendin e kanë gjithmonë aty, është plotësisht i mirëseardhur”, tha Rama. 

Kreu i qeverisë komentoi edhe miratimin e rezolutës më 14 maj, me 114 vota të mazhorancës dhe opozitës së bashku, ku sipas tij vetë demokratët, në mënyrë indirekte, kanë pranuar se nuk ka bllokim të negociatave.

“Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapëseprapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston”, shtoi Rama. 

Rama foli edhe në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve në vendin tonë, si një hap në luftën kundër korrupsionit.

“Sot, në bazë të vlerësimit europian, Shqipëria është e para në rajon dhe me diferencë nga vendet e tjera të rajonit në të gjithë treguesit e prokurimeve publike, ndërkohë që në disa indikatorë kryesorë Shqipëria ndodhet mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Për shembull, ndërsa mesatarja e procedurave me një ofertues në vendet e BE-së është mbi 32%, në Shqipëri kjo shifër është 23.5%, ndërsa në prokurimet për punë publike ajo zbret në 12%”, tha Rama. 

Qeverisë i kërkohet raportim periodik për negociatat, përshpejtim i reformave në grupkapitullin e parë “Themeloret”, transparencë në prokurimet publike dhe përfshirje më e gjerë e opozitës dhe shoqërisë civile në vendimmarrje.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BE opozita rama

Nga e njëjta kategori

Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe atë të Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara

më shumë...

Dyshime për eksploziv, forcat xheniere të RENEA-s hapin pakon, çfarë u gjet brenda saj

më shumë...

Detaje nga alarmi për eksploziv në Korçë, pronari i makinës lajmëroi policinë pasi pa pakon tek goma, forcat xheniere do bëjnë hapjen

më shumë...

Telefonata që alarmoi policinë e Korçës, pako e dyshimtë brenda një makine, detajet e para

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:42

Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe...

12:30

Dyshime për eksploziv, forcat xheniere të RENEA-s...

12:21

Detaje nga alarmi për eksploziv në Korçë,...

11:55

Telefonata që alarmoi policinë e Korçës, pako...

11:45

Filarmonia e Kosovës në Korçë, publiku shijon...

11:42

Shkollat në epokën dixhitale, mësuesit trajnohen për...

11:36

Sinjal pozitiv për lindjet, INSTAT: Në tre...

11:34

Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi ka...

11:31

Rama: Presim lajme të mira nga BE,...

11:10

Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë...

10:32

Sulm me dronë ndaj Moskës, shpërthime në...

9:57

PD bashkoi votat me PS për votimin...

9:49

Shërbimet online, Rama: Shqipëria, në vendin e...

9:43

Digjen 3 makina në Tiranë, dyshohet për...

9:29

Ebola përhapet përtej Kongos, OBSH shpall emergjencë...

9:09

Studim i ri, shumë nga dëmet e...

9:04

Trump: Iranin e pret një kohë shumë...

8:31

Parashikimi i motit për sot, 17 maj...

8:28

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Maj...

10:43

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

Më të klikuarat

  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • E rëndë në Itali, makina përplas 10 persona në Modena, shofe...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.