Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 May 2026
Vizion fokus

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e kapitujve të...

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në...

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku ndahen PS...

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të rinj! Dërgohen...

Protesta masive në Kubë pas mungesës së karburantit dhe...

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e territorit mund...

Laimer i irrituar nga deklaratat e Uli Hënes

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer

14 Maj 18:40

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se “i vjen sinqerisht keq” për dorëheqjen e Wes Streeting nga posti i ministrit të Shëndetësisë, në një zhvillim që po trondit Partinë Laburiste pas humbjeve të fundit në zgjedhjet lokale.

Dorëheqja e Streeting u bë publike pasditen e së enjtes dhe, sipas mediave britanike, interpretohet si një lëvizje presioni ndaj Starmer për t’u larguar nga posti i kryeministrit dhe nga drejtimi i laburistëve.

Në letrën e tij të përgjigjes, Starmer shprehet se është “thellësisht i zhgënjyer” nga largimi i Streeting, ndërsa e falënderon për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe kontributin në rikthimin e Partisë Laburiste në pushtet.

“Kemi punuar së bashku për shumë vite dhe dua t’ju falënderoj për gjithë punën tuaj të palodhur, si për rikthimin tonë në qeveri, ashtu edhe për arritjet tuaja si ministër i Shëndetësisë”, shkruan Starmer.

Kryeministri britanik vlerësoi veçanërisht punën e ish-ministrit në Sistemin Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS), duke theksuar se ai ndihmoi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe në adresimin e problemeve kryesore të sistemit.

Starmer u ndal edhe te rezultatet e dobëta të zgjedhjeve lokale për laburistët, ku partia humbi rreth 1.500 vende, si dhe kontrollin e Senedd në Uells dhe dhjetëra këshillave lokale në Angli.

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale të javës së kaluar ishin jashtëzakonisht të vështira”, deklaroi ai, duke shtuar se shumë anëtarë të partisë panë aleatët e tyre politikë të humbnin mandatet.

Më tej, Starmer paralajmëroi se kundërshtarët politikë të laburistëve përbëjnë “një kërcënim real” për vlerat e partisë dhe për vendin.

“Të gjithë në parti e dimë shumë mirë se kundërshtarët tanë janë më të rrezikshëm se kurrë. Ata përbëjnë një kërcënim real për vlerat që mbrojmë, për komunitetet që përfaqësojmë dhe për vendin që duam”, u shpreh ai.

Në fund të letrës, Starmer theksoi se të gjithë drejtuesit e Partisë Laburiste kanë detyrimin të përballen me atë që ai e quajti “betejë për shpirtin e kombit”, ndërsa shtoi se shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me Streeting brenda partisë.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
doreheqje Starmer

Nga e njëjta kategori

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku ndahen PS dhe PD! Debate mes socialistëve

më shumë...

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen tre persona

më shumë...

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të rinj! Dërgohen me urgjencë drejt Traumës

më shumë...

Protesta masive në Kubë pas mungesës së karburantit dhe krizës energjetike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:50

“Negociatat me frymë bashkëpunimi”, Malaj: Mbyllja e...

8:35

U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron...

8:25

Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku...

8:24

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, plagosen...

8:15

Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni

8:00

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të...

7:24

Protesta masive në Kubë pas mungesës së...

7:15

Tajvani: Kina nuk na përfaqëson

6:40

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon...

6:37

Paralajmërimi i fortë për Gazën: Ndarja e...

6:30

Laimer i irrituar nga deklaratat e Uli...

5:59

Tragjedi! Pesë turistë italianë humbin jetën gjatë...

5:46

Trump zbulon detaje nga biseda me Xi...

5:35

IKMT shemb objekte ndërtuar pa leje brenda...

5:25

Njihuni me opsionin më të ri në...

5:18

PS-PD bashkuan votat për projekt-rezolutën për integrimin...

5:01

PS-PD votuan unanimisht projekt-rezolutën për integrimin në...

4:52

Presidenti Begaj pret në takim ambasadoren e...

4:51

PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për...

4:47

U zhduk gjatë stërvitjes në Marok, gjendet...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Aksidentohet Profesor Luan Pirdeni
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.