Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

“Shpërtheni duke qarë”, del letra e supozuar e vetëvrasjes...

Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në situatën e...

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”, Korreshi kërkon...

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë punën e...

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi...

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”, Rama: Pas...

Kongresi Botëror i Ligjit zgjodhi Tiranën, Rama: Askush nuk...

PSG në finale, Rama batuta me ministrin francez të...

“E keni bërë të udhës të përjashtoni PD”, kërkesa...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi mban 1...

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e shqiptarëve Bashkimi Evropian, pa BE-në nuk do të kishim drejtësi të pavarur

7 Maj 11:22

Në fjalën e tij në sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare ka vendosur të “dorëzojë shpatën” e drejtësisë, e cila sipas tij për një kohë të gjatë është mbajtur në zyrën e kreut të qeverisë. Ai theksoi se ky proces nuk do të ketë kthim mbrapa dhe se busulla strategjike e vendit mbetet Bashkimi Evropian.

Rama shtoi se reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit europian janë të pandashëm, duke e cilësuar BE-në si burimin kryesor të standardeve institucionale për Shqipërinë.

Ai u shpreh i bindur se vendi do të vijojë përpara në këtë rrugë, pavarësisht kostove dhe sfidave që ajo sjell.

Kryeministri theksoi gjithashtu se Kongresi Botëror i Ligjit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë duhet të shërbejë si një moment i rëndësishëm për të prezantuar arritjet e deritanishme dhe për të marrë angazhime të reja për të ardhmen e shtetit të së drejtës.

Rama: Arsyet pse sfidat janë kaq të mëdha në vendin tonë, është se institucionet janë krejt tjetër nga përpjekjet e politikës, për të konceptuar dhe realizuar hartën e veprimeve. Në fund të ditës ka një të vërtetë shumë të thjeshtë, njerëzit nuk korruptojnë dot sistemet, ndërsa sistemet nëse nuk janë të fokusuara në zbatimin e ligjit mund të korruptojnë këdo. Nuk është njeriu, apo kombësia e tij, historia se nga një popull vjen, që përcakton sjelljen e individit në raport me ligjin, është sistemi. Krijimi i një sistemi e bën pastaj të pamundur arbitraritetin, i cili edhe sot që flasim është i kudo ndodhur në sistemin tonë shtetëror, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë. 

Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë që të ketë kthim mbrapa. Në këtë pikë ka diçka që është garanci shumë e madhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Dy fjalë, Bashkimi Evropian. Nëse BE nuk do të ishte aty, nëse shqiptarët nuk do ta dëshironin aq shumë BE-në, ne nuk do të arrinim kurrë të ndërtonim një sistem të pavarur drejtësie dhe të vendosnim drejtësinë para ligjit. Ose do të arrinim aq sa kanë arritur afganët pas bombave dhe pas përpjekjeve të perëndimit dhe NATO-s për të çuar demokracinë në ato vende. Ndryshimi mes nesh dhe atyre është që ne kemi BE-në, ata nuk e kanë. BE-ja është burimi më i madh dhe i vetëm në botë për të mësuar si ndërtohen institucionet dhe i gjithë procesi i integrimit është një proces transferimi i dijes nga Brukseli në Tiranë.

Unë jam besimplotë që ky proces do të shkojë përpara ashtu siç duhet, me të gjitha dhimbjet dhe kostot e veta, ashtu sikundër jam më i vendosur se asnjëherë së bashku me shumicën qeverisëse që të mos lejojmë të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të lëkundet ajo çka është ndërtuar. Kongresi Botëror i Ligjit vitin e ardhshëm është një stacion tek i cili ne duhet të shkojmë me një synim dhe me një program përgjatë gjithë harkut të ktij viti për të siguruar që në atë kongres Shqipëria nuk merr vetëm një vlerësim për çka ka bërë deri tani, por edhe shfrytëzon praninë e një numri të pazakonshëm njerëzish që përfaqësojnë botën e shtetit të së drejtës për të dalë me një angazhim të ripërtërirë në raport me të nesërmen.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BE drejtesi rama

Nga e njëjta kategori

“Shpërtheni duke qarë”, del letra e supozuar e vetëvrasjes së Epstain, çfarë shkruhet në të

më shumë...

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta hani vetëm 2 kokrra nga ky frut

më shumë...

Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në situatën e sotme gjeopolitike NATO është më e rëndësishme se kurrë

më shumë...

Shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore Igli Haxhiaj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:02

“Shpërtheni duke qarë”, del letra e supozuar...

12:41

Nëse keni probleme me gjumin, provoni ta...

12:31

Ministri Hoxha takim me Mark Rutte: Në...

12:18

Shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe...

11:41

56 studentë të Akademia e Sigurisë në...

11:36

“Minjtë hedhin valle te Pediatria e Lushnjës”,...

11:27

“Njerëz në qeveri që s’duan ta bëjnë...

11:22

“Nuk ka kthim mbrapa”, Rama: “Busulla” e...

11:16

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”,...

11:10

Kongresi Botëror i Ligjit zgjodhi Tiranën, Rama:...

10:58

PSG në finale, Rama batuta me ministrin...

10:43

Shqipëria mikpret Kongresin Botëror të Ligjit, Presidenti...

10:38

“E keni bërë të udhës të përjashtoni...

10:26

“Drejtësia nuk mund të jetë e fortë...

10:25

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

10:20

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Kuvendi...

10:01

“Kushte higjieno-sanitare të përshtatshme”, 56 studentë të...

9:55

Shoferi humb kontrollin, përmbyset kamioni në rrethrrotullimin...

9:48

Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh...

9:38

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, reagon Policia:...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren në...
  • Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekono...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.